Veseli premton përkrahje për fermerët e Kosovës përmes subvencionimit

Veseli premton përkrahje për fermerët e Kosovës përmes subvencionimit

Kandidati për kryeministër të qeverisë së ardhshme të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli gjatë takimit me fermerët e komunës së Prizrenit ka shpalosur programin e tij për zhvillim ekonomik dhe bujqësi me ç’rast ka ofruar rritje të granteve dhe subvencioneve për prodhuesit e qumështit dhe verërave, dhe rritjen e kapaciteteve të ujitjes […]

Kandidati për kryeministër të qeverisë së ardhshme të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli gjatë takimit me fermerët e komunës së Prizrenit ka shpalosur programin e tij për zhvillim ekonomik dhe bujqësi me ç’rast ka ofruar rritje të granteve dhe subvencioneve për prodhuesit e qumështit dhe verërave, dhe rritjen e kapaciteteve të ujitjes në gjithë territorin e Kosovës deri në 50 për qind.

Veseli ndër të tjerash para fermerëve dhe bujqve prizrenas tha se programi i tij përfshin edhe luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit si mundësi për zhvillim të ekonomisë së dijës dhe ndërmarrësisë.

I pari i PDK-së premtoi thjeshtësim të procedurave dhe ofrim të subvencioneve në periudhën e fillimit të prodhimit, derisa theksoi se nuk do ketë tatime shtesë dhe se tatime ekzistuese nuk do zvogëlohen.

“Nuk keni me pas e as nuk keni pas partnerë më shumë sesa Partia Demokratike e Kosovës ju fermerët në Kosovë do iu përkrahi për katër vitet e ardhshme shumë më shumë edhe më fuqishëm drejtpërdrejt, konkret në të gjitha segmentet në të cilat janë do rriten subvencionet në bazë të rendimentit dhe në bazë të standardeve të Bashkimit Evropian. Do të fuqizohen grantet dhe do orientohen, bujqësia në Republikën e Kosovës gradualisht duhet të kaloj në një agro industri…. Nuk ka me pas asnjë tatim të ri kanë me u zvogëlua edhe tatimet ekzistuese, kemi me i ul normat e pagesave të cilët janë çoftë në fitim në të gjitha aspektet vetëm me e rrit ndërmarrësinë”, tha Veseli.

Kandidati për kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli tha se do përkrahë fermerët duke krijuar deri në katër apo pesë qendra grumbulluese, me qëllim që të ruhen më kujdes prodhimet e tyre.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se do e mbroj prodhimin vendor duke rritur çmimet për litër të qumështit si dhe heqjen e akcizës për verërat. Ai po ashtu para fermerëve të Prizrenit premtoi edhe rrjete të kapaciteteve të ujitjes në tërë Kosovën në 50 për qind.

“Kemi me e rrit në minimun në 50 për qind kapacitetet e ujitjes në Republikën e Kosovës për Rahovecin e kam dhënë fjalën brenda jo katër viteve por tri viteve ka me pas ujitjen çdo tokë bujqësore e komunë së Rahovecit. Kemi me e rrit sistemin e Iber Lepencit është projekt me Bankën Botërore… Kanë me u rrit edhe subvencionet kanë me u rrit deri jo krejt kategoritë e qumështit deri në 10 cent për litër nëse janë dy, katër, gjashtë, kanë me qenë gjashtë, tetë, dhjetë cent për litër qumështi. Për industrinë e përpunimit të rrushit po ashtu për verat do hiqet akciza”, deklaroi kandidati për kryeministër nga PDK.

Ndër të tjerash Veseli ka ofruar edhe subvencionim të kontratave të punës me qëllim të realizimit të kontratës 100 për qind për punëtorët në sektorin privat.

Ndërsa, drejtori i “Abi SHPK”, Irfan Fusha si nikoqir tha se fabrika e tij pa bashkëpunëtorët e saj nuk do mund të gëzonte sukseset që ka.

“Kemi bashkëpunëtor, fermerë, bujq, blegtorë por edhe punëtorë të cilët na sjellin lëndën e parë dhe këta pastaj e përpunojmë dhe e shesim në tregun e brendshëm por edhe në te jashtëm”, tha ai

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?