Veseli premton ndërtimin e rrugës alternative në Suharekë

Veseli premton ndërtimin e rrugës alternative në Suharekë

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, ka premtuar sot në Suharekë se gjatë qeverisjes së tij të ardhshme do të vendosë në buxhet të Kuvendit të Kosovës ndërtimin e një rruge alternative, për bizneset atje. Ky premtim i Veselit erdhi gjatë vizitës së tij në ndërmarrjen “Frutex”, ku pronari i saj […]

Ky premtim i Veselit erdhi gjatë vizitës së tij në ndërmarrjen “Frutex”, ku pronari i saj Shaqir Palushi, kërkoi nga qeveria e ardhshme ndërtimin e një rruge alternative, pasi në mungesë të saj po rrezikohen nxënësit.

Gjatë kësaj vizite, Veseli përsëriti se në krye të objektivave të tij si kryeministër ka luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit.

 

“Ka vetëm një drejtim. Ka vetëm një orientim, ekonomia e lirë e tregut, ndërmarrësia e fuqishme, njerëz si Shaqa, dhe orientimi euroatlantik. Ndalja në maksimum, zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe nepotizmit, krijimi i perspektivës për njerëzit që jetojnë ndershmërisht”, u shpreh ai.

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, tha se produktet e tyre janë të pranishme në 30 vende, ndërsa kanë mundësi edhe më të mëdha të zgjerimit.

Ai tha se si kompani janë tatimpagues të rregullt, porse nuk kanë pasur mbështetjen institucionale. Për këtë, ai parashtroi dy kërkesa kryesore për qeverinë e ardhshme.

“Kërkesa jonë e parë për qeverinë e ardhshme është ndërtimi i një rruge alternative, e cila ekziston. Ndoshta nuk është ndonjë kosto, madje atë kosto ndoshta do ta përballonim dhe ne, mjaft po japim përmes taksave që paguajmë dhe mendoj që qeveria dhe institucionet e kanë për obligim të na ofrojnë kushtet… Po ashtu, presim prej qeverisë të re që ta fuqizojë ligjin, dhe të jetë më afër prodhuesit si segment strategjik për zhvillimin e vendit”, tha ai.

Në këtë pikë, pretendenti për kryeministër Kadri Veseli, premtoi se gjatë qeverisjes së tij ndërtimi i rrugës alternative do të jetë në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

 

“Unë po ta jap fjalën se do t’i kryejmë dhe keni për ta parë vetë se kemi me i kryer. Jo me fjalë, por me këto media që janë. Ja, ku e kam KosovaPress-in që shpërndanë të gjitha, por e kemi edhe Klanin një televizion që është privat, por është shumë konkret në këtë çështje. Do ta kryejmë dhe s’do ta lëmë me muaj e vite, proceduralisht mos të ketë keqpërdorim, ama puna do të kryhet. Po ta jap fjalën, në 2020-ën ka me qenë në buxhet të Kuvendit të Republikës të Kosovës, rrugë alternative, jo nga fshati, këtej nga shkojnë fëmijët”, tha Veseli.

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli po qëndron në Suharekë, ku po takohet me përfaqësues të bizneseve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?