Veseli për Paktin kundër Korrupsionit: Unë po bëj atë që po e kërkon SHBA dhe BE

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Kadri Veseli në Rubikon ka sqaruar edhe njëherë iniciativën për Paktin kundër Korrupsionit. Ai tha se kjo iniciativë është pritur me skepticizëm nga ana e partive të tjera edhe pse siç thotë ai korrupsioni ka prekur edhe LDK edhe VV-në, përcjell Periskopi. Veseli theksoi se ky vetëm po […]
Ai tha se kjo iniciativë është pritur me skepticizëm nga ana e partive të tjera edhe pse siç thotë ai korrupsioni ka prekur edhe LDK edhe VV-në, përcjell Periskopi.
Veseli theksoi se ky vetëm po e bën atë që po e kërkon SHBA e Be.
“Unë kam menduar se do të kem përkrahje më të fuqishme për këtë pakt nga partitë tjera, por përkundër kësaj kam parë skepticizëm tek ta. Çështja e korrupsionit prek në të gjitha partitë, shihni LDK shihni VV, nëpër komuna, Çfarë është bërë, marrja e tenderëve, përhapja e nepotizmit. Unë po bëj atë që po e kërkon SHBA-ja dhe BE . Do të jenë gjyqtarët prokurorët më të pa korruptuarit, ku do ta bëjn një komponent që do të godet, unë jam i bindur që ka prokurorë dhe gjyqtarë që janë shumë të mirë”, tha Veseli në Rubikon












