Veseli nis fushatën aty ku nisi rrugëtimin jetësor: Kosova është mirë vetëm kur Mitrovica është mirë

Veseli nis fushatën aty ku nisi rrugëtimin jetësor: Kosova është mirë vetëm kur Mitrovica është mirë

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka hapur fushatën e PDK-së për këto zgjedhje të parakohshme në Mitrovicë. Para mijëra simpatizantëve, Veseli ka thënë se është në qytetin e tij të dashur, në vatrën e atdhetarisë, në djepin e Isa Boletinit, në vendin që e frymëzoi dhe ku nisi rrugëtimin jetësor, për […]

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka hapur fushatën e PDK-së për këto zgjedhje të parakohshme në Mitrovicë.

Para mijëra simpatizantëve, Veseli ka thënë se është në qytetin e tij të dashur, në vatrën e atdhetarisë, në djepin e Isa Boletinit, në vendin që e frymëzoi dhe ku nisi rrugëtimin jetësor, për të filluar suksesshëm fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Unë jam sot këtu, në Mitrovicë, si biri juaj, për ta nisur me këmbë të mbarë këtë rrugëtim të ri të Kosovës dhe për ta filluar suksesshëm fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës. Kam zgjedhur Mitrovicën për ta përcjellë qartë dhe fuqishëm mesazhin e Kosovës dhe të Partisë Demokratike: se Kosova është mirë vetëm kur Mitrovica është mirë. E Kosova dhe Mitrovica janë mirë, kur ky vend i bekuar nga Zoti, zhvillohet e ndërtohet më shumë dhe kur qytetarët tanë janë më të kënaqur me jetën e tyre dhe me shtetin e tyre”, ka thënë lideri i PDK-së.

Ai ka thënë se është në Mitrovicë për ta bërë hapin e parë drejt 6 tetorit. “Kësaj dite historike për Kosovën, kur qytetarët do t’i thonë PO vizionit tonë për ekonominë e dijes dhe inovacionit, do t’i thonë PO luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit, dhe kur do t’i thuhet PO partneritetit të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. PO, më 6 tetor do ta festojmë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës. Fitoren e Kosovës. Fitoren e të rinjve tanë të mrekullueshëm. Vajzave dhe djemve që ëndrrat e tyre do t’i realizojnë në shtetin që meritojnë. Fitoren e grave dhe burrave, nënave dhe baballarëve, nxënësve dhe studentëve, profesorëve dhe intelektualëve, minatorëve, fermerëve, ndërmarrësve, inovatorëve dhe punëtorëve të palodhshëm e të ndershëm. Sepse, ju e dini, kur fiton Partia Demokratike e Kosovës, fitojnë të gjithë. Fiton Kosova! E për të fituar Kosova, duhet të bëhemi bashkë”, ka thënë Veseli.

Lideri i PDK-së ka thënë nuk duhet të ketë ndarje, por bashkim me vizionin e PDK-së për ta ndërtuar të ardhmen. Të ardhmen e një Kosove pa korrupsion e nepotizëm, ka thënë ai, me shanse të barabarta për të gjithë, me ekonomi të fuqishme, me vende pune të qëndrueshme dhe me rininë tonë që jeton këtu. “Të ardhmen e një Kosove që mbron territorin dhe sovranitetin dhe që fuqizon partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Të gjithë ne duhet të bëhemi bashkë si dikur, si atëherë kur rrezikoheshim, dhe të vendosim me tërë fuqinë për ta bërë Kosovën shtet të cilin e kemi ëndërruar”, ka thënë ai.

Veseli ka thënë se këtë nuk mund ta bëj askush më mirë sesa trashëgimtarja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?