Veseli: Duke votuar PDK-në më 6 tetor, qytetarët do t’i thonë po partneritetit të përjetshëm me SHBA-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherit edhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme 2019, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se me 6 tetor , qytetarët e Kosovës duke e votuar PDK-në , do t’i thonë po partneritetit të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndër të tjera në […]
Ndër të tjera në videon promovuese të fushatës së djeshme në Mitrovicë të cilën e ka publikuar Veseli, thuhet se me 6 tetor qytetarët të cilët do ta votojnë PDK-në, do të thonë po për ekonominë e dijes dhe inovacionit si dhe do t’i thonë po luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Kosovës, më 6 tetor, duke votuar Partinë Demokratike të Kosovës, do t’i thonë PO partneritetit të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. #PDK112
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/507608903370721/












