Veseli: Do të shemben ato objekte që cenojnë hapësirat publike

Kadri Veseli, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka thënë se për dy vjet do të legalizohen rreth 350 mijë objekte në Kosovë, që aktualisht janë pa leje, shkruan Periskopi Veseli në Rubikon ka thënë, kjo do të bëhet me çmim prej një euro për metër katrorë. “Për dy vjet do të bëhet. Shumica e abuzimeve ndodhin […]
Veseli në Rubikon ka thënë, kjo do të bëhet me çmim prej një euro për metër katrorë.
“Për dy vjet do të bëhet. Shumica e abuzimeve ndodhin në pushtetet komunale. Me ligjin që kemi, sipas analizave të ekspertëve, për legalizimeve sipas ritmit të deritashëm duhen 75 vjet. Pse po them ne për dy vjet? Sepse 90 për qind janë shtëpitë tona ku ka raste që kanë jetuar 60 vjet. Do të zgjidhet me legalizimin për një euro për metër katrorë. 90 për qind s’kanë defekte të dokumenteve. Do të ndodhë për dy vjet. 90 për qind do të legalizohen. Të gjitha do të kenë fletët poseduese”, ka thënë ai.
Veseli tutje ka thënë se “do të shemben ose do t’i merren krejtë objektet e të fortëve që kanë cenuar hapësirat publike”./Periskopi/












