Veseli: Do të punoj për të fuqizuar ndërmarrësit, Kosovën do ta bëjmë vend më të mirë

Veseli: Do të punoj për të fuqizuar ndërmarrësit, Kosovën do ta bëjmë vend më të mirë

Kandidati për kryeministër nga PDK, Kadri Veseli, ka deklaruar se do t’i shkojë deri në fund luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit, e këtë ai tha se do ta bëjë për t’i dhënë perspektivë të rinjve të vendit. Veseli gjatë vizitës sot në fabrikën e mobileve “Te Naseri” në Shirokë të Suharekës, tha se do të […]

Kandidati për kryeministër nga PDK, Kadri Veseli, ka deklaruar se do t’i shkojë deri në fund luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit, e këtë ai tha se do ta bëjë për t’i dhënë perspektivë të rinjve të vendit.

Veseli gjatë vizitës sot në fabrikën e mobileve “Te Naseri” në Shirokë të Suharekës, tha se do të krijojnë perspektivë për të gjithë ata djem e vajza që duan të qëndrojnë në Kosovë.

“Ndjehem i emocionuar dhe krenar kur shoh ndërmarrës të tillë, të cilët me punën e vet tregojnë nga duhet të shkojë Kosova. Kjo është rrugë e ardhshme e Kosovës, është zhvillimi ekonomik, është perspektiva për të rinjtë e të rejat tona me qëndrua këtu, është mundësia më e mirë për një Kosovë perëndimore. Ju e dini që unë i kam vënë vetes prioritet pikërisht këtë çështje, kam shpallur luftë të hapur dhe do t’i shkoj deri në fund luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit, për faktin se do t’i japim perspektivë këtyre vajzave e djemve që janë të vendosur për të qëndruar për të zhvilluar Kosovën e tyre. Ne nuk kemi tjetër vend, ne nuk kemi tjetër tokë, por si Zotin lart e kemi tokën tonë poshtë dhe duhet ta bëjmë këtë vend më të mirë dhe kemi për ta bërë”, tha Veseli.

Pretendenti për kryeministër të vendit u shpreh se nuk do të merret me fjalë, por do të punojë për të fuqizuar ndërmarrësit në vend.

“Nuk do të merrem shumë me fjalë, nuk do të merrem me askënd, krejt i dua qytetarët e vendit tim, por më së shumti i dua ata njerëz, të cilët punojnë dhe do të mundohen të zhvillojnë Kosovën. Çdo fuqi financiare dhe institucionale që e ka Republika e Kosovës, do ta bart për t‘i fuqizuar këta ndërmarrës, për të krijuar perspektivë ndërmarrësve dhe të rinjve e të rejave për të qëndruar dhe për ta zhvilluar vendin tonë. Për faktin se duam t’i rrisim fëmijët këtu, të jetojnë këtu dhe të krijojnë të ardhme bashkërisht këtu. Ndërmarrësit sikurse ju në këtë kompani me një teknologji të jashtëzakonshme janë pikërisht udhë-rrëfim se kah duhet të shkojë Kosova dhe po ua jep fjalën se në këtë drejtim do të shkoj”, tha ai.

Kandidati për kryeministër nga PDK Kadri Veseli gjatë ditës do të vizitojë edhe disa ndërmarrje të tjera në qytetin e Suharekës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?