Veseli: Do ta mposhtim korrupsionin, që ta bëjmë Kosovën ndër vendet më të zhvilluara në Ballkan

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar Hoçën e Qytetit në Prizren, ku me qytetarët aty ka folur për luftën kundër korrupsionit. Veseli ka thënë se zbatimi i Planit Kundër Korrupsionit do të përmirësojë radikalisht, jo vetëm funksionimin e shtetit tonë, por edhe mirëqenien e çdo banori të Kosovës. “Me banorët e Hoçës së Qytetit […]
Veseli ka thënë se zbatimi i Planit Kundër Korrupsionit do të përmirësojë radikalisht, jo vetëm funksionimin e shtetit tonë, por edhe mirëqenien e çdo banori të Kosovës.
“Me banorët e Hoçës së Qytetit në Prizren bisedova për luftën kundër korrupsionit, si rruga më e mirë për ta mbajtur rininë dhe për të ndërtuar të ardhmen që meriton Kosova.
Korrupsioni prek në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e çdo qytetari, duke rritur koston e jetës, dëmtuar cilësinë e shërbimeve publike, pakësuar mundësitë për sipërmarrje dhe dekurajuar investitorët e ndryshëm privatë.
Zbatimi i Planit Kundër Korrupsionit do të përmirësojë radikalisht, jo vetëm funksionimin e shtetit tonë, por edhe mirëqenien e çdo banori të Kosovës.















