Veseli: Besoni në Kosovën dhe SHBA-në, përjetë do të jemi partnerë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka thënë se Kosovën shtet të zhvilluar mund ta bëjë vetëm PDK-ja. “Do ta bëjmë, sepse tokë tjetër për të jetuar nuk kemi. Për këtë, ne kemi guximin e duhur dhe vizionin e qëlluar. A nuk e çliruam Kosovën me një luftë të guximshme? A nuk ishte populli […]
“Do ta bëjmë, sepse tokë tjetër për të jetuar nuk kemi. Për këtë, ne kemi guximin e duhur dhe vizionin e qëlluar. A nuk e çliruam Kosovën me një luftë të guximshme? A nuk ishte populli ynë, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata që paguan me gjakun e tyre që Kosova të jetë e çliruar që Mitrovica të jetë e bashkuar? Dhe, të jeni të sigurt, se sa të jenë gjallë bijtë e Shalës dhe stërnipat e Isë Boletinit, dhe bijtë e Drenicës dhe stërnipat e Azem Galicës, Mitrovica nuk ndahet kurrë! Sepse nuk ka çmim për liri. Nuk ka çmim për Mitrovicën”, ka thënë ai.
Lideri i PDK-së ka thënë se gjatë fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vitet 1991-1992, ishim pak në fillim.
Ishim pak, ka thënë ai, sepse edhe besimi se do të mund ta fitonim lirinë ishte i paktë.
“Por, çdo ditë shtoheshin radhët tona, me luftëtarë të rinj në tërë Kosovën, të gatshëm të flijoheshin, e bashkë me ta – rritej edhe besimi. Kur u pa se ishim të vendosur për ta fituar lirinë, na erdhën në ndihmë edhe aleatët tanë të mëdhenj, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Thuhet se Zoti i ndihmon vetëm ata që e ndihmojnë veten. E kur ne ndihmuam veten, na ndihmoi edhe Zoti, dhe na erdhën pranë edhe miqtë tanë për të na ndihmuar”, ka thënë Veseli.
Ai më pas ndau me qytetarët edhe një moment të luftës.
“Në prill të vitit 1999, në Baicë të Drenasit, kishim një numër të madh të të plagosurve rëndë, civilë e luftëtarë, të cilët po mundoheshim t’i zhvendosnim në bjeshkët e Kosmaqit. Ishim të rrethuar nga të gjitha anët prej forcave serbe. Ishte një situatë tejet e vështirë. Doktor Fadil Beka, që kujdesej për të plagosurit, ishte në prag të dëshpërimit, sepse nuk kishte çfarë të bënte më tepër. E pashë në sy dhe i thashë: “Nuk jemi vetëm”. Me një telefon satelitor që kisha, isha në përpjekje për t’u koordinuar me aleatët, që të pasonin sulmet. Nuk kaloi shumë dhe aeroplanët e lirisë erdhën, nisën të bombardonin dhe shpëtimi erdhi për të gjithë aty: për të plagosurit, për fëmijët,












