Vendimi eventual për hapjen e negociatave me Shqipërinë do të jetë i kushtëzuar

Vendimi i Këshillit të BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jetë në rend dite në takimin e ardhshëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, në mesin e tetorit në Luksemburg. Grupet përkatëse punuese tashmë kanë përgatitur edhe draftet e konkluzioneve që do të miratohen në atë […]

Grupet përkatëse punuese tashmë kanë përgatitur edhe draftet e konkluzioneve që do të miratohen në atë rast, por në to mungon fjalia kyç, ajo e cila do të formulonte vendimin formal, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë do të duhen pritur konsultimet mes shteteve anëtare, sepse, sidomos për Shqipërinë, ekziston ende një hezitim tek disa shtete.

Në draftin e përgatitur Shqipëria vlerësohet për punën që ka bërë në reformat e drejtësisë. Edhe pse nënvizohet nevoja që të vazhdojë puna aktive në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës dhe dukurive të tjera negative, për të cilat ka shqetësim të madh në BE, megjithatë, vlerësohet gatishmëria e Shqipërisë që në këtë drejtim të tregojë rezultate dhe të bashkëpunojë me vendet dhe me shërbimet e Bashkimit Evropian.

Po ashtu, njihet aktiviteti i Shqipërisë për të zvogëluar dukurinë e kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në shtetet e BE-së, por kërkohet që të bëhet dhe më shumë, sepse kjo dukuri po krijon shqetësim tek disa shtete anëtare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?