Vazhdojnë kërkimet për të moshuarën serbe në Prizren

Togu për kërkim në male, kompania e kërkim shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare (FSK), ka intervenuar në fshatin Mushnikovë komuna e Prizrenit, për gjetjen e një gruaje të lajmëruar si të zhdukur nga data 26.09.2019 e kombësisë serbe, mosha 69 vjeçe, emri Bozhidarka Gjorgjeviq. Pjesëtarët e njësisë janë të pajisur me […]
Pjesëtarët e njësisë janë të pajisur me pajisje speciale të kërkim shpëtimit në male. Operacioni është ndërpre në orët e mbrëmjes për të vazhduar sot në mëngjes, transmeton Klan Kosova.
Operacioni është duke u zhvilluar edhe sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe banorët lokal.














