Valdrin Sahiti tani edhe në Hollywood, Cardi B me fustan të kreatorit shqiptar

Cardi B ka veshur një nga dizajnet e Valdrin Sahitit. Reperja më e njohur në botë për momentin ka zgjedhur që në një nga projektet e saj të paraqitet me një fustan të dizajnuar nga kreatori kosovar, Valdrin Sahiti. Ajo është shfaqur në një krijim elegant të Sahitit, një nga fustanët e zinj që ai […]
Reperja më e njohur në botë për momentin ka zgjedhur që në një nga projektet e saj të paraqitet me një fustan të dizajnuar nga kreatori kosovar, Valdrin Sahiti.
Ajo është shfaqur në një krijim elegant të Sahitit, një nga fustanët e zinj që ai kishte prezantuar në koleksionin në fillim të vitit, shkruan Gazeta Express.
Cardi me këtë fustan është paraqitur në reklamën për një nga hotelet më luksoze në Las Vegas.
Në këtë video ajo shfaqet në mesin e shumë yjeve të tjerë, e ndër ta është edhe shqiptarja Rita Ora.
https://www.instagram.com/p/B26D8O8J_ej/?utm_source=ig_web_button_share_sheet












