Uran Ismaili për Listën e re të Barnave Esenciale: U plotësua një kërkesë shumëvjeçare për pacientët

Uran Ismaili për Listën e re të Barnave Esenciale: U plotësua një kërkesë shumëvjeçare për pacientët

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka folur rreth listës së re të Barnave Esenciale e cila ka hyrë në fuqi nga sot. Në Magazinën Zgjedhore, Ismaili tha se nevojat e spitaleve për këto barëra ishin shumë të mëdha, pasi nuk kanë poseduar një listë që iu përgjigjej pacientëve. ”Është një punë që ka […]

Në Magazinën Zgjedhore, Ismaili tha se nevojat e spitaleve për këto barëra ishin shumë të mëdha, pasi nuk kanë poseduar një listë që iu përgjigjej pacientëve.

”Është një punë që ka filluar afro një vit më herët. Sot kemi pasur të bëjmë me një evidentim të listës. Kemi pasur vendosshmëri të madhe. Nevojat e spitaleve kanë qenë shumë të mëdha dhe ne nuk kemi pasur një listë që iu përgjigjej pacientëve. Ka pasur interesa të ndryshëm, ka pasur mungesë të konkurrencës. E kemi ditur sa është nevoja e pacientëve. Kemi pasur një emocion tejet të madh sidomos edhe tek personeli shëndetësor pasi po plotësohet diçka që është kërkesë shumëvjeçare”.

”Qytetarët e kanë vërejtur punën e Ministrisë së Shëndetësisë. E kanë ditur që do të merr shumë kohë, ne kemi pritur që për gjashtë muaj por OBSH na ka thënë që kjo merr kohë. Kjo ka kërkuar shumë aplikime, secili aplikim është shqyrtuar shumë prandaj ka zgjatë procedura. Ka ardhur koha që ky projekt të kryhet tani. Ne nuk kemi bërë në fushatë zgjedhore, pacienti s’ka nevojë të pres derisa politika t’i kryen punët e veta”.

”Jam shumë i lumtur që kjo ka arritur të përfundohet. E mira është që ka pasur barna të reja që janë futur në listë e kjo e shton konkurrencën pasi dihet që ka pasur abuzime me çmime të barnave shumë. Shumë e rëndësishme është që pacientët tanë të marrin ato që ju nevojiten dhe nuk kanë nevojë të dalin e të paguajnë”.

Ismaili theksoi që përveç barërave për sëmundjet e kancerit, në këtë listë janë përfshirë edhe barna të reja të sëmundjeve të tjera të rënda, njofton Klan Kosova.

”Përpos atyre të sëmundjeve të kancerit janë edhe disa barna të reja. Kjo listë ka të veçantën e saj se mund t’i mbrojë pacientët nga sëmundjet e rralla. Ka pasur një kërkesë jashtëzakonisht të madhe të shoqatave e për herë të parë ato janë në listës esenciale. Shpejt do t’i gjejnë barnat nga kjo listë. Ato barna çdo herë është dashur të merren me porosi jashtë vendit por asnjëherë nuk e kanë plotësuar nevojën e pacientit”.

”Ka qenë e domosdoshme, është për keqardhje që shteti duhet t’i lë disa kategori që e kanë të pamundur t’ja dalin vet. Çdo fëmijë apo familjar do ta kishte pasur vështirë ta tejkalojë një situatë të tillë. Ka qenë një moment krenarie për të gjithë ne dhe profesionistët shëndetësorë për këtë listë që iu jep mbështetje atyre familjeve”.

”Barnat e reja, barnat e kancerit, kanë pasur një kosto tejet të madhe. Ka edhe barna të reja që nuk kanë kushtuar shumë por e kanë irrituar pacientin. Por tani kemi mundësinë që të plotësojmë ato nevoja të spitaleve. Nuk është për kompaninë por për qytetarin.  Lista ka hyrë në fuqi nga sot, me nënshkrimin tim ka përfunduar gjithçka dhe nga nesër do të nis shpërndarja e tyre. Do të marrin dy tre muaj kohë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?