Uk Lushi nga Amerika: Vjosa Osmani vazhdon të zhgënjejë dhimbshëm

Uk Lushi nga Amerika: Vjosa Osmani vazhdon të zhgënjejë dhimbshëm

Aktivisiti i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, ka reaguar ndaj kandidates së LDK-së, Vjosa Osmani, pasi ajo në një debat televiziv kishte paralajmëruar shkrirjen e ministrisë së Diasporës në kuadër të Ministrisë së Punëve të jashtme. “Pse njerëzit rreth saj e lejojnë të bëjë gabime kardinale, të cilat nëse ajo të […]

Aktivisiti i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, ka reaguar ndaj kandidates së LDK-së, Vjosa Osmani, pasi ajo në një debat televiziv kishte paralajmëruar shkrirjen e ministrisë së Diasporës në kuadër të Ministrisë së Punëve të jashtme.

“Pse njerëzit rreth saj e lejojnë të bëjë gabime kardinale, të cilat nëse ajo të vjen në pozitë t’i jetësojë, ato do ta dëmtojnë Kosovën dhe shqiptarët në nivele të rrezikshme edhe për vetë ekzistencën e Kosovës”, ka shkruar Lushi.

Sipas tij, dikush duhet t’i tregojë Vjosa Osmanit që Diaspora ka qenë dhe është ndër shtyllat kryesore të shtetit të Kosovës.

“Dikush duhet t’ja rikujtojë Vjosa Osmanit që pa Diasporën vetë LDK nuk do të kishte arritur shumë suksese të brendshme dhe në arenën e politikës botërore. Dikush duhet t’i kallxojë Vjosa Osmanit që Diaspora dërgon në Kosovë remitanca në vlerë gati sa 50% e buxhetit të shtetit ose afërsisht 1 miliard euro”, ka shkruar ai.

Sipas Lushit, një kandidate për kryemenaxhere të shtetit që e thotë pa i bërë syri tërr nga gabueshmëria e thellë se do të “shkrijë” raportin me një vijë të tillë ekonomike të rëndësisë primare si Diaspora nuk duhet dhënë shansi të rrezikojë Kosovën dhe qindra mijëra shtetas të Kosovës që jemi jashtë.

Uk Lushi, i cili ishte ushtar në batalionin “Atlantiku”, më tej ka kritikuar Vjosa Osmanin duke thënë se shteti i Kosovës dhe cilido kandidat për kryeministër duhet të zgjerojnë ekipin ministrial dhe rrisin buxhetin e Ministrisë së Diasporës, që është shumë më i vogël se sa marrin para të thata partitë parlamentare nga shteti, jo ta zhdukin Ministrinë e mbi 600 000 shtetaseve të Kosovës që jemi jashtë.

“Shteti dhe institucionet e Kosovës duhet të investojnë në shkolla shqipe, në forcimin e lidhjeve dhe renditjen e angazhimeve me Diasporën, jo në largimin tonë me njëri-tjetrin dhe uljen e bashkëpunimit dhe investimeve tona. Kosova nuk duhet t’ ja mbyllë derën Diasporës, por duhet t’ ja hapë edhe më shumë– bile edhe duke rezervuar vende deputetësh në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Lushi ka thënë se diaspora nuk mundet pa Kosovën dhe as Kosova pa diasporën. Sipas tij, askush me kësi plani të gabuar dhe frikshëm si të Vjosa Osmanit nuk duhet të ulet në karrigen e kryeministrit të Kosovës.

“Ju lutem dëgjojeni deklarimin infantil politko-ekonomik të Vjosa Osmanit për zhdukjen e Ministrisë së Diasporës dhe bëni çfarë të mundeni ta ndaloni që ajo ta bëjë këtë tmerr realitet”, ka shkruar Lushi.

Postimi i plotë:

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?