U sulmua nga Irani: Arabia Saudite dhe koalicioni i saj nisin bombardimet ajrore kundër Jemenit

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite raportohet se ka bërë një varg sulmesh në Jemen – që përbën përgjigjen e parë që prej sulmit mbi impiantet e saj të prodhimit të naftës, për të cilat Amerika e fajëson Iranin. Sulmet goditën zona në veri të qytetit bregdetar të Jemenit, Hodeidah, ka raportuar televizioni shtetëror […]
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite raportohet se ka bërë një varg sulmesh në Jemen – që përbën përgjigjen e parë që prej sulmit mbi impiantet e saj të prodhimit të naftës, për të cilat Amerika e fajëson Iranin.
Sulmet goditën zona në veri të qytetit bregdetar të Jemenit, Hodeidah, ka raportuar televizioni shtetëror saudit.
Këto sulme vijnë vetëm 6 ditë pasi impiantet e naftës Khurai dhe Abqaiq ishin dëmtuar në një operacion me dronë për të cilin e morën përgjegjësinë rebelët Houthi, dhe që përkohshëm e përgjysmoi prodhimin e naftës së këtij vendi, duke shkaktuar edhe rritjen globale të çmimeve, përkthen Periskopi.
Ky koalicion ka mbështetjen e ShBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Nuk kishte konfirmime të menjëhershme të sulmeve, apo konfirmim se cilët anëtarë të koalicionit ishin përfshirë. Transmetuesit televizivë iu kanë bërë thirrje njerëzve që të rrinë larg nga zonat që do të goditeshin.
Edhe Arabia Saudite ka bërë përgjegjëse Iranin pas një hetimi të ndërmarrë në mbetjet e dronëve. /Periskopi












