Truri është organi i parë që preket nga dehidratimi; Ja ç’gjëra të frikshme mund t’ju ndodhin nëse nuk pini ujë mjaftueshëm

Truri është organi i parë që preket nga dehidratimi; Ja ç’gjëra të frikshme mund t’ju ndodhin nëse nuk pini ujë mjaftueshëm

75 për qind e trurit tonë është ujë. Kur dehidratohemi, truri tkurret, por si ndikon kjo në funksionin e tij? Bazuar në disa mostra urine të marra nga fëmijët e moshës 9 deri në 11 vjeç në Los Anxhelos dhe Manhatan, pothuajse dy e treta e tyre shkonin në shkollë gati të dehidratuar, çka mund […]

75 për qind e trurit tonë është ujë. Kur dehidratohemi, truri tkurret, por si ndikon kjo në funksionin e tij?

Bazuar në disa mostra urine të marra nga fëmijët e moshës 9 deri në 11 vjeç në Los Anxhelos dhe Manhatan, pothuajse dy e treta e tyre shkonin në shkollë gati të dehidratuar, çka mund të ndikonte negativisht në performancën e tyre mësimore. Nëse merrni dy grupe fëmijësh dhe përpara një testimi u thoni që njëri të pijë një gotë ujë e tjetri asnjë, e gjeni dot se cili grup del më mirë? Grupi që ka pirë ujë. Studiuesit dolën në përfundimin se këto rezultate tregojnë që edhe fëmijët në një gjendje dehidratimi të lehtë, mund të përfitojnë nga pirja më e madhe e ujit dhe të përmirësojnë performancën e tyre konjitive.

Hidratimi mund të ndikojë gjithashtu në gjendjen tuaj shpirtërore. Kufizimi i konsumimit të lëngjeve shton përgjumjen dhe lodhjen, ul nivelin e energjisë dhe vigjilencës, dhe rrit ndjesinë e konfuzionit. Por sapo këta pjesëmarrës në studim lejohen që të pinë ujë, vigjilenca, lumturia dhe qartësia rikthehen pothuajse menjëherë. Përthithja e ujit bëhet menjëherë brenda 5 minutash, nga goja në qarkullimin e gjakut, duke arritur kulmin në minutën e njëzetë. Mjaft interesant është fakti se uji i ftohtë përthithet rreth 20 për qind më shpejt sesa uji me temperaturë ambienti.

Si mund ta dalloni që jeni dehidratuar? Thjesht pyesni trupin. Nëse pini ujë dhe urinoni brenda një kohe të shkurtër, kjo është një shenjë e trupit që tregon se është ngopur. Por nëse pini pak ujë dhe trupi e mban pjesën më të madhe, kjo tregon se rezervat tuaja po mbarojnë. Studiuesit përdorën këtë koncept për të zhvilluar një mjet vlerësimi formal për dehidratimin: zbrazeni fshikëzën, pini tri gota ujë dhe pas një ore shikoni sa do të urinoni. Ata vendosën që nëse ju pini tri gota ujë dhe brenda një ore, urinoni më pak se një gotë, ka të ngjarë që të keni qenë të dehidratuar.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar