Tregtia Maqedoni-Kosovë-Shqipëri, afaristët kërkojnë përmirësimin e infrastrukturës

Tregtia Maqedoni-Kosovë-Shqipëri, afaristët kërkojnë përmirësimin e infrastrukturës

Infrastruktura rrugore është problemi më i madh për bashkëpunim më të madh tregtar midis kompanive nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore. Biznesmenët nga këto tre vende me apel drejt Qeverisë së Maqedonisë Veriore që ta përshpejtojë ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, pasi afati për ndërtim deri në vitin 2023 për ta është i papranueshëm. “Ndërtimi i […]

Biznesmenët nga këto tre vende me apel drejt Qeverisë së Maqedonisë Veriore që ta përshpejtojë ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, pasi afati për ndërtim deri në vitin 2023 për ta është i papranueshëm.

“Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë si kërkesë shumëvjeçare e bizneseve, sidomos tani kur pjesa nga Kosova është gati, mbetet problemi kryesor në infrastrukturë. Vlerësojmë që ky moment është kritik për këtë projekt infrastrukturor dhe apelojmë deri tek Qeveria ta përshpejtoj këtë projekt dhe ta zgjidh këtë problematikë”, tha Nebi Hoxha, kryetar OEMVP.

Kryetari i Bordit të OAK-ut, Skënder Krasniqi tha se Kosova nga ana e saj ka kryer investime të mëdha në infrastrukturë.

“Natyrisht, në aspektin infrastrukturor Kosova ka bërë një investim më të madh. Ka pengesa për të cilat besoj se do të eliminohen shumë shpejt”, tha Krasniqi.

Sipas kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, potenciali për bashkëpunim mes tre shteteve është i lartë.

“Tenderin për aksin e parë në vendin tonë apo Shkup- Bllacë e kemi shpallur, besoj që deri në fund të vitit, fillimi i vitit të ardhshëm do të shpallet për pjesën e dytë të aksit. Qëllimi jonë është me intensitet të shpejtë ta ndërtojmë aksin Shkup- Bllacë, në gjatësi prej 12,5 km”, tha Zaev.

Përveç infrastrukturës rrugore, komuniteti i biznesit u ankua edhe për pengesat administrative jo tarifore, të cilat u premtuan nga ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për një zgjidhje të shpejtë.

“Në të njëjtën kohë do të flasim shumë hapur me fqinjët tanë për të hequr çdo pengesë administrative dhe teknike jo tarifore që mund të krijojë probleme në tregtinë midis vendeve tona”, u shpreh Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

Ngjarja rajonale B2B e afaristëve nga të tre vendet është duke u organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore./AlsatM

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?