Tom Hanks nderohet me çmimin për arritje jetësore nga Golden Globe

Tom Hanks nderohet me çmimin për arritje jetësore nga Golden Globe

Tom Hanksit (63), njërit prej aktorëve më të njohur të Hollywoodit, në janar të vitit 2020 organizatorët e Golden Globes do t’ia ndajnë çmimin për arritje njerëzore. Shoqata e gazetarëve të huaj në Hollywood (HFPA) ditë më parë njoftoi se aktori dhe producenti do të nderohet me çmimin Cecil B. DeMille në ceremoninë e ndarjes […]

Shoqata e gazetarëve të huaj në Hollywood (HFPA) ditë më parë njoftoi se aktori dhe producenti do të nderohet me çmimin Cecil B. DeMille në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe më 5 janar 2020, në Beverly Hills.

Aktori gjashtëdhjetetrevjeçar në industrinë e filmit depërtoi duke luajtur në filmin “Big” në vitin 1988, në të cilin e luan një djali të ri i cili zgjohet në trupin e një të rrituri. Karrierën e suksesshme ai e kurorëzoi me çmimet Oscar dhe Golden Globe për rolet e tij në filmat ‘Philadelphia’ dhe ‘Forrest Gump’.

“Shoqata e gazetarëve të huaj në Hollywood e ka nderin t’ia japë Tom Hanksit çmimin Cecil B. DeMille për vitin 2020”, – tha Lorenzo Soria, president i shoqatës.

“Për më shumë se tre dekada, Hanks e mahnit publikun me personazhe të pasura dhe të ndryshme të cilët i duam dhe i adhurojmë. Ai është po aq bindës si në ekranin e filmit, ashtu edhe prapa kamerave, si shkrimtar, producent dhe regjisor. E kemi nderin që do ta përfshijmë Tomin në mesin e personaliteteve si Oprah Winfrey, George Clooney, Meryl Streep, Martin Scorsese dhe Barbara Streisand”, shtoi ai.

Filmi më i ri i Hanks, “A Beautiful Day in the Neighborhood”, do ta ketë premierën në nëntor, shkruan KOHA Ditore. Në film ai do ta luajë njërin nga prezantuesit më të famshëm amerikanë të emisioneve për fëmijë, Fred Rogers.

Hanks gjatë karrierës ka luajtur në më shumë se 80 filma. Çmimi Cecil B. DeMille u jepet aktorëve dhe aktoreve, regjisorëve dhe regjisoreve, si dhe producentëve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në industrinë e filmit.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya