Thaçi takon Reeker dhe Palmer, bisedojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot në Nju Jork, Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Philip Reeker, dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Presidenti Thaçi u shpreh se ndonëse Kosova po hyn në proces elektoral, […]

Presidenti Thaçi u shpreh se ndonëse Kosova po hyn në proces elektoral, ky megjithatë është zhvillim krejtësisht normal.

“Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, fer e demokratike, prandaj pres që kështu të jetë edhe këtë herë”, u shpreh presidenti Thaçi, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenti Thaçi shtoi se partitë politike, institucionet e Kosovës, do të angazhohen që Qeveria e re të formohet sa më parë dhe të merret me sfidat dhe nevojat urgjente të Kosovës.

Nga ana tjetër, Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker u shpreh se SHBA-ja mbetet e interesuar dhe e përkushtuar për një Ballkan Perëndimor në paqe e stabilitet, me perspektivë të qartë evropiane.

Presidenti Thaçi mirëpriti emërimin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer si të dërguar special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

“Kjo është shenjë se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për paqe e progres në Ballkanin Perëndimor. Kjo në anën tjetër, na jep neve garancë dhe besim në procesin e dialogut me Serbinë dhe në të ardhmen euro-atlantike të vendit dhe rajonit tonë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi, gjatë ditës ka zhvilluar takime të shumta me krerë të shteteve të ndryshme të botës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?