Tahiri: Taksa ka ndikuar në rritjen e vendeve të punës – korrigjimi i kufirit ide e Vuçiqit

Kandidati për deputet nga AAK, Besnik Tahiri, ka thënë se taksa 100% për produktet nga Serbia është vendimi më i mirë i shtetit të Kosovës, pas atij për themelimin e ushtrisë. “Të gjithë ata që flasin për taksën aman-zaman pyetini prodhuesit, pyetni cili është efekti i taksës. Janë shtuar ndërrimet nëpër fabrika. Evidencën që e […]

“Të gjithë ata që flasin për taksën aman-zaman pyetini prodhuesit, pyetni cili është efekti i taksës. Janë shtuar ndërrimet nëpër fabrika. Evidencën që e kemi nga Ministria e Tregtisë tregon se është shtuar numri i punëtorëve. Po të kishte qenë vendim i keq, nuk kish dalë Vuçiq të thotë aman-zaman hiqeni taksën”, ka thënë Tahiri.

“Taksa përveç efektit politik, efektin ekonomik e ka të jashtëzakonshëm. Ata eksportojnë 600 milionë në Kosovë, kurse në  Serbi 60 milionë. Për çfarë reciprociteti po flasim? Për 20 vjet e kanë mjel tregun e Kosovës dhe me ato para e kanë fuqizuar konceptin e tyre kundër Kosovës”.

“Dialogu është i pakontestueshëm sepse Kosova më nuk do të shkojë në luftë. Ramushi më së paku e do luftën. Askush që ka qenë në luftë nuk e do luftën. S’ka tjetër përveç dialogut, por duhet të prodhojë  efekte të barabarta”.

Sipas Tahirit Serbia dëshiron zhvillimin e dialogut që të shkojë më shpejt drejt BE-së mbi kurrizin e Kosovës.

“Korrigjimi i kufirit është ide e Aleksandër Vuçiqit. AAK dhe Kryeministri Haradinaj e heqim taksën atëherë kur na njeh Serbia. Në asnjë rrethane tjetër nuk guxojmë ta heqim. Ata po kërkojnë të iu japim diçka, por ne duhet të jemi stoik në raport me taksën”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?