Tahiri: Për 20 vite i kam shërbyer me nderë secilës punë e detyrë që më është dhënë

Tahiri: Për 20 vite i kam shërbyer me nderë secilës punë e detyrë që më është dhënë

Besnik Tahiri nga AAK-ja tashmë është kandidatë për deputetë me numrin 26. Tahiri tash e 20 vite është duke i shërbyer popullit me punë të ndryshme të tij ndër vite. Ai përmes një statusi në Facebook ka  treguar rrugëtimin e tij të ri dhe shërbimet e tij që e sollen deri tek pjesmarrja në politikë. […]

Tahiri tash e 20 vite është duke i shërbyer popullit me punë të ndryshme të tij ndër vite.

Ai përmes një statusi në Facebook ka  treguar rrugëtimin e tij të ri dhe shërbimet e tij që e sollen deri tek pjesmarrja në politikë.

Për më shumë lexoni statusin e tij të plotëë:

 

Të dasur qytetarë,

E vlerësoj të shenjtë besimin për të përfaqësuar, andaj afrohem para jush, jo për të eksperimentuar përfaqësimin, por me provën e punëve të kryera dhe vizionin e qartë profesional e politik.

Rrugëtimin, ashtu sikurse pritjet i kemi të ngjashme. Për 20 vite jam i bindur se i kam shërbyer me nderë secilës punë e detyrë që më është dhënë. I përkas një brezi që në moshën e rinisë e ka ndjekur në çdo hap frika e pamundësia për të qenë të lirë e të barabartë.

Një frymë e re sikur na rilindi bashkërisht, ku në hap me lirinë, u ktheva në Kosovë në vitin 1999 së bashku me trupat e lirisë ato të specializuara Britanike të KFOR-it, për t’u takuar me çlirimtarët dhe vendin që mbante erën e djegies, por në përqafimin e lirisë.

Në vitin 2000 kur po hidheshin e hapat e parë të një tranzicioni demokratik isha pjesë e Misionit të OSBE-së, aso kohe, e them me krenari, se kam shërbyer nga roje e deri në pozitat më të larta të stafit vendor në atë mision. Ku kam menaxhuar 14 qendra për organizata joqeveritare në të gjithë Kosovën, të cilat kanë qenë në funksion të zhvillimit dhe implementimit të projekteve në fushën e zhvillimit lokal dhe demokratizimit.

Pra, hapat e mi nuk ishin të lehtë, ashtu sikurse ecja ime që nuk kishte kapërcim pa punë e merita. Në vitin 2004 nga po ky mision me kërkesë të institucioneve të Kosovës, u delegova në cilësinë e këshilltarit të jashtëm në procesin e mbështetjes për qeverisjen lokale. Për t’i shërbyer kështu një misioni të ri të konsolidimit të institucioneve.

Nga po ky mandat u bëra fitues i bursës prestigjioze Chevening për studimet post-diplomike në fushën e Qeverisjes Lokale dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, Universiteti i Birmingham-it, Mbretëria e Bashkuar. Të njëjtën kohë përfitues i bursës për studime hulumtuese nga Kosova, ofruar nga organizatës ‘Local Government Initiative’, me seli në Budapest (2008/9) ku edhe kam publikuar një numër të konsiderueshëm të punimeve studimore, që ndërlidhen me qeverisjen efektive në nivel komunal. Për t’u specializuar në fushat e menaxhimit dhe komunikimit strategjik dhe çështje që prekin politikat publike dhe reformën e qeverisjes lokale.

Nga viti 2005, në dy proceset gjyqësore të kryeministrit Haradinaj kam shërbyer në rolin e koordinatorit të komunikimit publik të procesit. Një proces tejet sfidues dhe me ballafaqime të mëdha të spekulimeve mediatike serbe me tendencë për ta dëmtuar procesin dhe Kosovën.

Në vitin 2008, bashkë me disa të rinj profesionistë themeluam dhe për 9 vite udhëhoqa institutin më të rëndësishëm në fushën e politikave publike dhe qeverisjes lokale. Duke u bërë edhe anëtar i Asociacionit të Ekspertëve Botërorë të UNDP-së për Çështje të Qeverisjes Lokale dhe Zhvillimit Lokal; si dhe Anëtar i Asociacionit Ndërkombëtar për Vlerësimin e Zhvillimit me seli në Kanada.

Angazhimin tim profesional e kam vazhduar në sferën ndërkombëtare me organizata siç është Instituti Demokratik Amerikan (NDI), duke ndihmuar në ndërtimin e demokracisë dhe fuqizimin e qeverisjes lokale në rajon, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Azi.

Në të njëjtën kohë për të shërbyer në rritjen e dijes për qeverisjen lokale dhe zhvillimin ndërkombëtarë nëpërmjet ligjerimit në Unversitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT).

Nga marsi i vitit 2018 në cilësinë e Koordinatorit të Reformës Shtetërore kam udhëhequr dhe menaxhuar me rezultate të vlerësuara, reforma e administratës shtetërore, koordinimi dhe mbështetjen e qeverisë për komunat, reformat sektoriale në përmirësimin e politikave publike dhe uljen e barrierave inspektuese dhe administrative për sektorin privat, si dhe koordinimin me partnerët në agjendën e përbashkët zhvillimore.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?