Surroi zhgënjehet keq nga para-fushata: Nuk duam llafe odash, duam programe konkrete

Publicistja dhe kolumnistja e njohur kosovare, Flaka Surroi, ka botuar kolumnen e re në gazetën Koha Ditore dhe në portalin Koha ku shkruan për zhgënjimin me zhvillimet e fundit politike në këtë kohë para-fushate. Ajo e ka titulluar kolumnen e saj “Edhe dy javë si n’pazar” duke dashur të sulmojë kulturën e deritashme parazgjedhore të […]
Publicistja dhe kolumnistja e njohur kosovare, Flaka Surroi, ka botuar kolumnen e re në gazetën Koha Ditore dhe në portalin Koha ku shkruan për zhgënjimin me zhvillimet e fundit politike në këtë kohë para-fushate.
Ajo e ka titulluar kolumnen e saj “Edhe dy javë si n’pazar” duke dashur të sulmojë kulturën e deritashme parazgjedhore të partive politike.
Ndër tjerash, ajo ka përshëndetur numrin e lartë të pjesëmarrësve në votime nga diaspora dhe ka deklaruar se “me gjasë votat e diasporës do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve”, shkruan Periskopi.
Por, Surroi ka kritikuar mungesën e programeve konkrete politike nga partitë që garojnë për zgjedhjet e 6 tetorit.
“Dhe tash nga fundi i parafushatës ende jemi në pritje të programeve politike që do të na i ofrojnë partitë që mëtojnë ta marrin pushtetin. Mbase do të dëgjojmë diçka më konkrete, dhe sinqerisht, më të realizueshme në 10 ditët e fushatës zyrtare. Ajo nëpër të cilën kemi kaluar në të gjitha zgjedhjet paraprake kanë qenë fjalë për havaje – premtime populiste dhe llafe odash që na kanë lënë me pasoja, që na çuan buzë hendekut.”- shkruan Surroi.
Për të lexuar kolumnen e plotë, iu ftojmë të klikoni KËTU.












