Sulmi në naftën arabe: Rouhani i quan “përgojues” amerikanët që po e fajësojnë Iranin

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka përshkruar pretendimet e amerikanëve për përfshirjen e vendit të tij në sulmet shkatërruese në impiantet e prodhimit të naftës në Arabi Saudite si përgojuese dhe vazhdimësi të fushatës së Washingtonit për të izoluar dhe vënë nën presion Iranin. Në një video-adresim provokues, Rouhani vazhdoi të insistonte që sulmet ishin kryer […]

Në një video-adresim provokues, Rouhani vazhdoi të insistonte që sulmet ishin kryer nga rebelët Houthi në Jemen, dhe fajësoi Arabinë Saudite nga fillimi i luftës katër-vjeçare aty, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.

Irani po ashtu tregoi se i kishte dërguar një notë zyrtare ShBA-ve përmes ambasadës zvicerane në Teheran, duke thënë që do të përgjigjej menjëherë pas çdo sulmi që do të mund të kryhej kundër tyre dhe se horizonti i kësaj përgjigjeje ushtarake nuk do të kufizohej brenda burimit të kërcënimit.

Presidenti iranian po ashtu u mundua ta shfaqte regjimin në Arabi Saudite si agresorin e vërtetë në Jemen: “Ne nuk duam luftë në rajon… Kush e nisi luftën? Nuk e nisën jemenasit. Ishte Arabia Saudite, Emiratet, Amerika, disa vende të caktuara evropiane dhe regjimi zionist (izraeli).”

Rouhani më tej deklaroi që rebelët Houthi i kishin bombarduar impiantet arabe të naftës si paralajmërim pas sulmeve që këta të fundit kishin bërë në spitale, shkolla dhe pazare në Jemen.

Vendet evropiane edhe pse e kanë dënuar sulmin në fjalë nuk janë ngutur ta bëjnë askënd fajtore. Ishin pikërisht rebelët Houthi ata që e morën përgjegjësinë. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?