Stoltenberg shpreh shqetësim për sulmet në Arabinë Saudite

Udhëheqësi i aleancës ushtarake të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se është jashtëzakonisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve, pas sulmeve në fundjavë mbi objektet e naftës në Arabinë Saudite. “U bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i parandalojnë sulmet e tilla përsëri, sepse ato mund të kenë pasoja negative në gjithë rajonin. Ne jemi tejet […]

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i parandalojnë sulmet e tilla përsëri, sepse ato mund të kenë pasoja negative në gjithë rajonin. Ne jemi tejet të shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit”, tha Stoltenberg në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP.

Të hënën, Shtetet e Bashkuara publikuan disa imazhe satelitore që tregojnë dëmtime në objektet e naftës dhe ato e drejtuan gishtin e fajit kah Irani.

Irani e mohoi përfshirjen në sulme.

Rebelët Huthi në Jemen, të cilët janë të lidhur me Iranin, e morën përgjegjësinë.

Huthit kanë kryer sulme në tokën saudite edhe më parë.

Por, të fundit ishin shumë më të mëdha dhe goditën fabrikën më të madhe në botë për përpunimin e naftës dhe një fushë tjetër të naftës.

Efekti i menjëhershëm ishte zvogëlimi për 5% i furnizimeve globale me naftë dhe rritja e çmimeve.

Stoltenberg po ashtu tha se Irani “po e destabilizon gjithë rajonin”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?