Sot varroset ish-presidenti francez, Jacques Chirac

Rreth 30 liderë botërorë, përfshirë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, janë mbledhur të hënën në kryeqytetin francez për funeralin e ish-presidentit të ndjerë, Jacques Chirac, i cili vdiq javën e kaluar në moshën 86-vjeçare. Chirac është vlerësuar lart nga shumë francezë për forcimin e rolit të Francës si faktor […]

Chirac është vlerësuar lart nga shumë francezë për forcimin e rolit të Francës si faktor ndërkombëtar dhe për kundërshtimin e pushtimit të Irakut në vitin 2003, ndërsa dënimi pas përfundimit të mandatit lidhur me keqpërdorimin e fondeve publike nuk ia prishi shumë imazhin.

Trupit të presidentit të ndjerë do t’i bëhen nderime ushtarake në qendër të Parisit para se ai të dërgohet për ceremoni fetare në kishën “Saint Sulpice”.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe krerët e shteteve të ndryshme të botës, ndërsa më vonë, presidenti francez, Emmanuel Macron, do të shtrojë drekë për ta në pallatin “Elysee”.

Në mesin i liderëve që do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit janë edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Ish-presidenti i ndjerë francez nga shqiptarët mbahet mend edhe për përkrahjen që kishte dhënë për fillimin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Chirac, gjatë karrierës së tij politike, përpos si president i Francës, ka shërbyer për 18 vjet edhe si kryetar i Parisit, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?