S’ka sinjale për riaktivizim të shpejtë të dialogut

S’ka sinjale për riaktivizim të shpejtë të dialogut

Më 9 nëntor të vitit të kaluar dy palët e përfshira në dialog janë ulur në tavolinë për herë të fundit. Pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe nuk është zhvilluar asnjë takim tjetër në kuadër të fazës finale. Ndonëse janë duke qëndruar në Nju-Jork, as presidenti i Kosovës e as ai i Serbisë nuk […]

Më 9 nëntor të vitit të kaluar dy palët e përfshira në dialog janë ulur në tavolinë për herë të fundit. Pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe nuk është zhvilluar asnjë takim tjetër në kuadër të fazës finale.

Ndonëse janë duke qëndruar në Nju-Jork, as presidenti i Kosovës e as ai i Serbisë nuk kanë dhënë kurrfarë sinjali se kur mund të ketë rinisje të negociatave, shkruan “Zëri”.

Po bëhet gati një vit prejse pala kosovare dhe ajo serbe nuk janë takuar për të diskutuar në kuadër të procesit të dialogut Kosovë – Serbi. Pavarësisht kësaj, thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për vazhdimin e këtij procesi nuk janë ndalur përgjatë kësaj periudhe kohore. Për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në mes të dyja vendeve ditëve të fundit u fol edhe në Nju-Jork, ku po mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Para fillimit të Asamblesë liderët e Ballkanit Perëndimor kanë darkuar me ndërmjetësuesen e dialogut Federica Mogherini. Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Mogherinit pas takimit u tha se të gjithë pjesëmarrësit mbështetën vazhdimin e dialogut dhe arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve.

Megjithëkëtë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk u deklarua fare për dialogun këtë herë, siç bënte zakonisht kur ishte në vizita të tilla. Por homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, tha se ndërkombëtarët kanë kërkuar të gjendet një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, rrjedhimisht të punohet drejt arritjes së marrëveshjes.

Megjithëkëtë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderojnë se në rrethanat aktuale nuk mund të ketë rikthim të dialogut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?