Sigurimet në bujqësi, segment i rëndësishëm për avancimin e sektorit

Sigurimet në bujqësi, segment i rëndësishëm për avancimin e sektorit

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi ka pritur në një takim Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, me të cilin kanë biseduar për rëndësinë e sistemit të sigurimeve në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe për avancimin e mëtejmë të këtij sistemi në […]

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi ka pritur në një takim Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, me të cilin kanë biseduar për rëndësinë e sistemit të sigurimeve në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe për avancimin e mëtejmë të këtij sistemi në vend.

 Me këtë rast, sekretari i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, është shprehur i gatshëm për të rritur bashkëpunimin me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, me qëllim të avancimit të mëtejmë të këtij sistemi dhe arritjes së rezultateve tjera, po ashtu të ndërlidhura dhe tejet të rëndësishme në prodhimtarinë bujqësore në Kosovë.

  “Ministria e Bujqësisë në vazhdimësi do të jetë në përkrahje të sektorit të bujqësisë, duke shikuar format më të mira për të mbrojtur punën dhe të ardhurat e fermerëve në njërën anë, por edhe standardin e jetës së tyre të ndikuar nga humbjet eventuale të prodhimit ose cilësisë, në anën tjetër”, tha sekretari Halimi.

 Në anën tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka thënë se kjo komponentë është esenciale në rritjen e biznesit bujqësorë dhe me lansimin e sistemit të sigurimeve në bujqësi është krijuar fillimisht një mjedis i përshtatshëm ligjor. “Sigurimi i produkteve dhe mjeteve bujqësore janë një segment shumë i rëndësishëm për ta zhvilluar dhe avancuar,  si sektorin e bujqësisë edhe më tej dhe për ta bërë atë më konkurrues, si dhe për ta forcuar mjedisin e përshtatshëm e për t’i rritur aftësitë teknike në mënyrë që të ndihmohet sa më tepër që është e mundur në zbutjen e rreziqeve që kërcënojnë këtë sektor, ka thënë Mazreku.

Ndryshe, në fillim të këtij viti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, kanë lansuar sistemin e sigurimeve bujqësore në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?