Si përkthyese në UNMIK, Vjosa Osmani kishte hetuar krimet e luftës (Dokument)

Si përkthyese në UNMIK, Vjosa Osmani kishte hetuar krimet e luftës (Dokument)

CV-të e Vjosa Osmanit zbulojnë se në vitet 2000-2004, kur kishte punuar në Departamentin e Drejtësisë në UNMIK, ajo kishte marrë pjesë në hetime dhe gjykime të krimeve të luftës në Kosovë. Vjosa Osmani ka folur shpesh me mburrje për shkollimin e saj dhe angazhimin në politikë, por ajo nuk ka folur asnjëherë për fillimet […]

Vjosa Osmani ka folur shpesh me mburrje për shkollimin e saj dhe angazhimin në politikë, por ajo nuk ka folur asnjëherë për fillimet e karrierës së saj, kur në vitet 2000-2004 kishte punuar në UNMIK, në Mitrovicë dhe në Prishtinë.

Osmani kishte filluar punën si përkthyese në UNMIK në moshën 17 vjeçare, një fakt i çuditshëm ky që flet për relacionin e saj me UNMIK-un, pas luftës.

CV-të e saj, të cilat gjenden të publikuara në faqen e Universitetit të Prishtinës (https://juridiku.uni-pr.edu/Personeli/Personeli-akademik/Mr-sc-Vjosa-Osmani.aspx) zbulojnë se nga viti 2000 deri në vitin 2004, Vjosa Osmani ka qenë e angazhuar në Departamentin e Drejtësisë në UNMIK, shkruan Periskopi.

Në këtë Departament, siç shkruan në këto CV, Vjosa Osmani kishte ofruar ndihmë ligjore dhe administrative për gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtarë, si dhe personalisht kishte punuar dhe kishte marrë pjesë në hetime dhe gjykime, përfshirë ato për gjenocid dhe krimet e luftës në Kosovë.

Për më tepër, siç thuhet në këto CV, ajo ishte përfshirë edhe në trajtimin e informatave komplekse ligjore.

CV-të e Vjosa Osmanit, të cilat dëshmojnë në detaje për punën e saj në UNMIK, mund të lexohen këtu:

https://juridiku.uni-pr.edu/getattachment/Personeli/Personeli-akademik/Mr-sc-Vjosa-Osmani/Vjosa-Osmani_CV_2014.pdf.aspx

https://juridiku.uni-pr.edu/getattachment/Personeli/Personeli-akademik/Mr-sc-Vjosa-Osmani/CV—Vjosa-Osmani.pdf.aspx

Po ashtu, në një dokument tjetër të Vjosa Osmanit, Curriculum Vitae, ajo ka përmendur si arritje në përvojë pune angazhimin në Departamentin e Drejtësisë në UNMIK, duke pranuar se ka përkthyer dokumente të gjykatës dhe deklarata të dëshmitarëve.

Osmani, gjithashtu, në këtë dokument, ka pohuar se ka punuar me grupe të ndryshme etnike në Kosovë.

Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, i ngarkuar me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kishte hetuar në masë të madhe rrëmbimet dhe vrasjet e serbëve, pas luftës në Kosovë.

Në mes të qershorit 1999 dhe dhjetorit 2008, policia dhe prokurorët ndërkombëtarë të UNMIK-ut, që merreshin me hetimin e krimeve sipas së drejtës ndërkombëtare, kishin për detyrë të hetonin në mënyrë të thellë zhdukjen dhe rrëmbimet e dhunshme të serbëve.

EULEX, sipas shifrave zyrtare, ka trashëguar nga UNMIK 1200 raste të krimeve të luftës që pretendohet të jenë kryer nga shqiptarët.

Hetimet e UMIK-ut, siç pohohet, asokohe ishin të fokusuara 90 për qind në krimet e dyshuara të UÇK-së, ndërsa 10 për qind në krimeve e serbëve.

Në kohën kur Vjosa Osmani ishte e angazhuar në UNMIK, menjëherë pas luftës, ishin ngritur aktakuza dhe kryer arrestime ndaj figurave të profileve të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesin e tyre ishin Komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, si dhe Komandantët Latif Gashi dhe Daut Haradinaj.

Vjosa Osmani ishte punësuar në UNMIK, në këtë detyrë të ndjeshme dhe të rëndë, më 17 prill 2000, ende pa i mbushur 18 vjet, që përbën një precedent ligjor sa i përket punësimit në një moshë të tillë./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?