Sherifi: Vetëvendosje sërish si opozitë do të bllokojë procese

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Social Demokrate, Bilall Sherifi sonte në Zona Zgjedhore ka thënë se dyshon në atë që Vetëvendosje sërish nga këndi i opozitës do të bllokojë procese me rëndësi, transmeton Periskopi. ‘’VV do të vazhdojnë atë rrugëtim, prap në opozitë do të jenë bllokues të procesit. Shpresoj që bile LDK […]
‘’VV do të vazhdojnë atë rrugëtim, prap në opozitë do të jenë bllokues të procesit. Shpresoj që bile LDK të mos veprojë ashtu’’, ka thënë Sherifi.
Sipas Sherifit, dialogu duhet të përmbyllet me njohje reciproke.
Sherifi ka thënë se synimi i Serbisë është veç të marrëq tokë nga Kosova dhe se atyre nuk u bën për të drejtat e komunitetit serb në Kosovë.
‘’Ata thonë se nëse doni që të njohim një pjesë të saj, duhet të na jepni një pjesë. Një marrëveshje që mund të shitet në Serbi. Serbia nuk po shqetësohet për të drejtat e komunitetit serb në Kosovë. Sepse të tilla të drejta kanë më shumë në Kosovë ata, se sa shqiptarët në Serbi’’/PERISKOPI/












