Sherifi-Konjufcës: Nuk po na shihni si partnerë sepse do të rrini në opozitë – Na vjen keq

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, sonte në Rubikon tha se si partnerë potencial pas zgjedhjeve i shohin LDK’në dhe PSD-AAK. Ai përjashtoi Nismën Social Demokrate në këtë rreth, transmeton Periskopi. I menjëhershëm ishte reagimi i Bilall Sherifit nga Nisma Social Demokrate, i cili i tha Konjufcës se VV do të qëndrojë në opozitë. ‘’Mbase nuk […]
I menjëhershëm ishte reagimi i Bilall Sherifit nga Nisma Social Demokrate, i cili i tha Konjufcës se VV do të qëndrojë në opozitë.
‘’Mbase nuk na pa si partner, sepse do të qëndrojnë në opozitë. Na vjen keq që s’do të jemi në opozitë kësaj radhe. Kjo që u dëgjua nga Konjufca, është të mos e lidhim dialogun me mazhorancën qeveritare’’, tha Sherifi.
‘’Të kërkosh të jesh në pushtet dhe të mos e ofrosh koncesnsusin kur je në opozitë, nuk është korrekte dhe e ndershme. Të bëhet ofertë për pjesëmarrje në delegacion edhe nga pozicioni i opozitës’’/PERISKOPI/












