SHBA arrijnë në përfundimin se Irani është autor i sulmeve ndaj naftës saudite

SHBA arrijnë në përfundimin se Irani është autor i sulmeve ndaj naftës saudite

Shtetet e Bashkuara kanë arritur në përfundimin se ishte Irani që ndërmori sulmet me dronë dhe raketa fundjavën e kaluar, të cilat paralizuan gjysmën e prodhimit të naftës në Arabinë Saudite. Rrjeti CBS News citon zyrtarë të paidentifikuar që thonë se në sulmet e mesnatës të së shtunës u përdorën raketa kruz me lartësi të […]

Rrjeti CBS News citon zyrtarë të paidentifikuar që thonë se në sulmet e mesnatës të së shtunës u përdorën raketa kruz me lartësi të ulët fluturimi, përcjell Zëri i Amerikës. NBC News tha se gjatë sulmeve u përdorën më shumë se 20 dronë dhe raketa.

Njëra prej raketave fluturoi nëpër hapësirën ajrore të Kuvajtit ndërsa drejtohej për në jugun e Arabisë Saudite, njoftoi CBS.

Ndërkohë, SHBA po punojnë me vende të tjera për të analizuar gjurmët e radarit të fluturimit të raketave.

Analistët gjithashtu po shqyrtojnë një mekanizëm të telekomandimit të raketave të gjetur në Arabinë Saudite si dhe një raketë pothuajse të paprekur kruz.

Përfundimet e arritura nga shërbimet e inteligjencës amerikane dhe nga ushtarakët u njoftuan ndërsa Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ishte nisur për në Riad për të diskutuar me zyrtarët e Arabisë Saudite.

Nënpresidenti Mike Pence tha gjatë një fjalimi në Uashington se diplomati i lartë amerikan do të diskutojë mbi kundërpërgjigjen amerikane ndaj sulmit, ndërkohë që si Arabia Saudite ashtu edhe presidenti Donald Trump kishin sinjalizuar tashmë se ata besojnë që Irani është përgjegjës për sulmet.

Mbretëria Saudite e ekspozuar ndaj sulmeve me dronë

Sulmet e fundit në qendrën e naftës së papërpunuar të Arabisë Saudite në Abqaiq dhe Khurais tregojnë se edhe një vend me një ushtri të sofistikuar dhe një buxhet të madh mbrojtjeje është i prekshëm nga sulmet e dronëve.

Shtetet e Bashkuara thonë se imazhet satelitore dhe informacionet e zbulimit tregojnë se në sulmet me dronë kundër rafinerive saudite të naftës u përdorën armë iraniane. Sulmet kanë paralizuar gjysmën e prodhimit të naftës të Arabisë Saudite.

Ekspertët e sigurisë thonë se ky incident i fundit ngjall shqetësim në rritje për evolucionin e shpejtë të teknologjive që po zgjerojnë aftësitë sulmuese të dronëve.

Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë kanë thënë për mediat perëndimore se më shumë se 12 sulme goditën instalimet nga një drejtim perëndim-veri-perëndim dhe jo nga jug-perëndimi siç pretendohet nga rebelët Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen, të cilët thanë se ishin ata që e kishin ndërmarrë sulmin e koordinuar.

Në korrik, rebelët huthi, të cilët janë duke luftuar kundër një koalicioni të udhëhequr nga sauditët në Jemen, demonstruan raketat e tyre kruz me rreze të gjatë veprimit të prodhuara nga Irani, të quajtura “Al-Quds” dhe dronët “Sammad 3” të ngarkuar me eksploziv që thuhet se mund të godasin objektiva deri në 1.500 kilometra larg.

Asnjë sulm i mëparshëm, që nga fillimi i konfliktit në Jemen katër vjet më parë, nuk ka ndërprerë furnizimet e naftës.

Por këto sulme kanë paralizuar kapacitetet prej 5.7 milionë fuçi naftë në ditë në tregjet botërore. Ato gjithashtu kanë ekspozuar cenueshmërinë e qendrës prodhuese të naftës saudite.

Analistët e mbrojtjes thonë se sulmet kanë ekspozuar probleme strukturore në mbrojtjen e mbretërisë saudite, shkruan Zëri i Amerikës.

Ata thonë se sistemet – megjithëse të sofistikuara – janë krijuar për mbrojtje kundër sulmeve të stilit tradicional – dhe jo për ato asimetrike, si sulmet me dronë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?