Shala premton mbështetjen ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, bashkë me Limajn shkojnë për vizitë tek një fabrikë në Suharekë

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë dhe zyrtari i NISMA Socialdemokrate, Endrit Shala bashkë me liderin e kësaj partie Fatmir Limajn, kanë shkuar për vizitë në një fabrikë të mobilieve në Suharekë. Ai me anë të një shkrimi në “Facebook” është shprehur i gëzuar që pas grantit substancial nga Ministria e Tregtisë, kjo fabrikë […]
Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë dhe zyrtari i NISMA Socialdemokrate, Endrit Shala bashkë me liderin e kësaj partie Fatmir Limajn, kanë shkuar për vizitë në një fabrikë të mobilieve në Suharekë.
Ai me anë të një shkrimi në “Facebook” është shprehur i gëzuar që pas grantit substancial nga Ministria e Tregtisë, kjo fabrikë përveç që ka rritur teknologjinë duke ndikuar direkt në kualitetin e produktit, ka shtuar edhe punësimin dhe ka rritur eksportin.
Shala ka premtuar që do të vazhdojnë mbështetjen ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme pasi që beson se mbështetja ndaj tyre është e vetmja rrugë për zhvillim, për rritje të punësimit dhe e vetmja rrugë që do ta forcojë ekonominë.












