Serbët e veriut duan të votojnë, por kanë frikë nga tensionet ndërmjet partive

Tensionet e krijuara ndërmjet tri partive dhe Listës Serbe në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, pritet të ndikojnë edhe në pjesëmarrjen e qytetarëve serbë në këto zgjedhje. Në Mitrovicën e Veriut, disa nga banorët këtu duan ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, e të tjerë nuk i shohin me interes këto […]

Në Mitrovicën e Veriut, disa nga banorët këtu duan ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, e të tjerë nuk i shohin me interes këto zgjedhje dhe nuk presin ndryshim të situatës, raporton KTV.

“Natyrisht se do të dal për të votuar që ta shfrytëzoj të drejtën time qytetare. Mendoj se situata do të jetë më e mirë, tashmë është më e mirë, por shpresoj të bëhet edhe më e mirë”, thotë një qytetare serbe nga Mitrovica e veriut.

“Po, do të dal në zgjedhje, në këto zgjedhje pres rezultate më pozitive, si gjithmonë”, thotë tjetri.

Shoqëria civile vlerëson se pjesëmarrja e komunitetit serb në këto zgjedhje, por edhe e komuniteteve tjera pakicë në vend, është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ka ndikim pozitiv në politikën kosovare.

Për Erblin Hoxhën nga Lëvizja “FOL”, pjesëmarrja e serbëve në këto zgjedhje do të dërgonte dy mesazhe.

Katër subjektet politike serbe do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit, për 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës që janë të garantuar me Kushtetutën e Kosovës.

Disa janë bërë bashkë në koalicionin “Liria”, siç kanë thënë, me qëllimin për ta mposhtur Listën Serbe, e cila, sipas tyre, nuk ka qëllim mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe mandatin e kaluar kishte 9 ulëse në Kuvend, nga 120 gjithsej.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?