Së paku 4 kandidatë për deputetë tërhiqen nga gara

Së paku 4 kandidatë për deputetë tërhiqen nga gara

Pakënaqësitë me koalicionin parazgjedhor ndërmjet Partisë Euroatlantike të ish-deputetit Milaim Zeka dhe Partisë ‘Republikanët e Kosovës’, kanë bërë që disa prej kandidatëve të kësaj të fundit, të marrin vendim për tërheqje nga gara për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ibrahim Abazi ishte njëri nga kandidatët, i cili në këto zgjedhje po garonte për deputetë, por […]

Ibrahim Abazi ishte njëri nga kandidatët, i cili në këto zgjedhje po garonte për deputetë, por një ditë më parë, ai u decertifikua nga KQZ-ja, raporton KTV.

Abazi thotë se vendosi të tërhiqej nga kjo garë kur mori vesh se Republikanët do të shkriheshin në kuadër të Partisë të sapoformuar Euroaltanike.

Adil Beqaj gjithashtu, ishte kandidati tjetër që u tërhoq nga gara për deputetë.

Ndonëse në profilin e tij në Facebook, Beqaj ka shkruar se ishte pikërisht koalicioni me partinë Euroaltanike, që e kishte shtyrë atë të tërhiqej nga kjo garë, Beqaj, i kontaktuar nga KTV-ja, ka thënë se është tërhequr për arsye personale.

Por, sipas kryetarit të partisë ‘Republikanët e Kosovës’ Faton Kurti, kjo nuk ka qenë arsye e tërheqjes së këtyre kandidatëve.

Ai, përmes telefonit, i ka thënë televizionit se ata tashmë janë zëvendësuar me persona të tjerë.

Përveç këtyre kandidatëve, KQZ-ja de-certifikoi edhe dy kandidate të tjera, Selvete Ibrahimin nga PEK dhe Nita Ethemi nga partia Fjala.

KTV-ja ka kontaktuar me kryetarin e partisë Euroatlanike Milaim Zeka, i cili ka thënë se Ibrahimi është tërhequr nga gara për çështje familjare.

Ndërsa, bartësi i listës së partisë Fjala Gëzim Kelmendi, përmes telefonit, ka thënë se Nita Ethemi është tërhequr, për shkak të presioneve familjare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?