Së paku 20 të vdekur nga përleshjet në Indonezi

Fotografi të tmerrshme të viktimave të përgjakura, të cilat duket se janë qëlluar me armë zjarri, janë publikuar pas një dite të dhunshme në Papuan Perëndimore të Indonezisë. Në përleshje janë vrarë së paku 20 njerëz, ndërsa 70 të tjerë janë lënduar. Katër njerëz, përfshirë një ushtar, u vranë dhe disa të tjerë u lënduan […]

Katër njerëz, përfshirë një ushtar, u vranë dhe disa të tjerë u lënduan kur forcat indoneziane të sigurisë hapën zjarr ndaj studentëve pas një proteste lidhur me racizmin në një universitet në Jayapura të hënën.

Në një incident tjetër në qytetin Wamena, së paku 16 civilë u vranë dhe 65 u lënduan gjatë një kryengritjeje, për të cilën protestuesit thanë se u nxit nga një mësues që e kishte quajtur “majmun” një nxënës të shkollës së mesme.

Qindra studentë ishin mbledhur në Universitetin e Cenderawasih-ut, por u urdhëruan nga autoritetet që të shpërndahen. Dëshmitarët thanë se studentët ishin duke shkuar në shtëpi dhe sapo kishin zbritur nga autobusët, kur shpërtheu përleshja me policinë.

“Papritmas policia filloi të vraponte shpejt në drejtim të studentëve dhe i pashë se po i qëllonin ata me armë. Policia qëllonte në ajër dhe në drejtim të studentëve. Ata përdorën edhe gaz lotsjellës”, tha Martini, një dëshmitar i rastit.

Protestat e banorëve të Papuas Perëndimore kundër racizmit po shihen si pjesë e kërkesës së tyre për ta shpallur pavarësinë nga Indonezia, shkruan “The Guardian”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?