Saimir Tahiri nuk shkon në burg

Saimir Tahiri nuk shkon në burg

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendimin për Saimir Tahirin. Ish-ministri nuk shkon në burg, por do të jetë për 3.4 vjet në shërbim prove, transmeton Top Channel. Gjykata ka pranuar vetëm akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, duke e dënuar Saimir Tahirin me 5 vjet heqje lirie, por ky vendim është konvertuar në shërbim […]

Gjykata ka pranuar vetëm akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, duke e dënuar Saimir Tahirin me 5 vjet heqje lirie, por ky vendim është konvertuar në shërbim prove për 3.4 vjet.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkonte 12 vite burgim për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkonte në 8 vite.

Prokuroria e akuzonte Tahirin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

“Veprimtaria e Shërbimit të Provës është shërbim publik që kryhet në interes të komunitetit, i cili synon rehabilitimin shoqëror të shkelësve të ligjit, uljen e rrezikut të përsëritjes së veprave penale dhe rritjen e sigurisë shoqërore. Aplikimi i masave alternative të dënimit me burgim, synon uljen e kostove sociale të dënimeve penale dhe ruajtjen e sigurisë shoqërore”, thuhet në Kushtetutën e Shqipërisë.

Pas dënimit, Saimir Tahiri, pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ka thënë se u vërtetua që ai s’është kriminel.

“Gjykata tha nuk jam kriminel, nuk jam trafikant, nuk jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por meqë me disa kushërinj kemi përdorur një makinë, jam shpallur fajtor për shpërdorim detyre”, tha ish-ministri i Brendshëm.

Tahiri e konsideroi disa herë si absurd vendimin e dhënë sot nga Gjykata, ku ai u dënua me 3.4 vite shërbim prove vetëm për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ai paralajmëroi se do e apelojë edhe këtë vendim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?