Rusia e shpall të zhdukur informatorin e CIA’s

Rusia e shpall të zhdukur informatorin e CIA’s

Ministria e Brendshme e Rusisë tha se një ish-zyrtar i Kremlinit, i cili në disa raporte të medieve është cilësuar si informator i CIA-s, është shpallur zyrtarisht i zhdukur. Ministria tha të hënën se Oleg Smolenkov, i lindur në vitin 1969, është futur në listën e të zhdukurve dhe se hetimet për gjetjen e tij […]

Ministria e Brendshme e Rusisë tha se një ish-zyrtar i Kremlinit, i cili në disa raporte të medieve është cilësuar si informator i CIA-s, është shpallur zyrtarisht i zhdukur.

Ministria tha të hënën se Oleg Smolenkov, i lindur në vitin 1969, është futur në listën e të zhdukurve dhe se hetimet për gjetjen e tij kanë nisur.

Javë më parë, mediat si: Reuters, CNN, New York Times dhe Washington Post, kanë raportuar se një informator i CIA-s në Qeverinë ruse është nxjerrë nga Rusia dhe është dërguar në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017.

Ato nuk e kanë identifikuar atë, por kanë thënë se shtetasi rus i ka siguruar inteligjencës amerikane informacione nga rrethi i brendshëm i presidentit rus, Vladimir Putin.

CIA, Departamenti amerikan i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë i kanë cilësuar raportet si të pasakta.

Gazeta ruse Kommersant e ka identifikuar më pas informatorin e supozuar si Oleg Smolenkov.

Regjistrimet publike nga administrata e Qeverisë ruse më 2008 dhe 2010 tregojnë se një person me emrin Oleg Smolenkov ka qenë i punësuar në administratën e Putinit, i cili atëbotë ka shërbyer si kryeministër i Rusisë, transmeton rel.

Smolenkov po ashtu thuhet se ka punuar si sekretar i dytë në Ambasadën e Rusisë në Uashington.

Sipas raporteve të medieve ruse, Smolenkov është zhdukur me gruan e tij, Antonina, dhe tre fëmijë, derisa ka qenë me pushime në Mal të Zi, në qershor të vitit 2017.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?