Rritja e çmimit të sigurimit për vetura po synohet të bëhet fshehurazi nga BQK

Rritja e çmimit të sigurimit për vetura po synohet të bëhet fshehurazi nga BQK

Pasi hartoi raportin me ekspertë ku u propozua rritje prej 35 për qind i çmimit të sigurimit për vetura, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) tashmë  i ka dy opsione para vetes. E para që kërkesa e kompanive të sigurimeve për rritje të çmimit të sigurimit TPL t’i shkojë  Bordit ekzekutiv të BQK-së për ta marrë […]

Por në bazë të Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia, ky institucion e ka para vetes edhe një opsion tjetër. Aprovimi i kërkesës të industrisë së sigurimeve për rritje të  çmimit mund të bëhet edhe nëse BQK heshtë në një afat prej 30 ditësh nga momenti kur kërkesa zyrtare i ka shkuar këtij institucioni.

“Kur BQK-ja konstaton se kushtet e sigurimit dhe bazat teknike janë në përputhje me ligjin, aktet nënligjore dhe parimet e aktuaristikës, në afatin prej tridhjetë (30) ditësh e njofton siguruesin për zbatimin e tyre. Nëse BQK-ja nuk përgjigjet lidhur me njoftimin brenda tridhjetë (30) ditësh, konsiderohet se kushtet dhe tarifat e sigurimit janë miratuar”, thuhet në nenin 8 të këtij ligji.

Buletini Ekonomik mëson se ky opsion po shihet si më i duhuri nga ana e drejtuesve të BQK-së, për ta shmangur mundësinë e një vendimi nga ana e Bordit ekzekutiv.

Nga BQK nuk kanë qenë të gatshëm të përgjigjen se në cilën datë kanë bërë kërkesë zyrtare në BQK kompanitë e sigurimeve, përkundër faktit se portali ka pritur më shumë se dy javë.

Buletini Ekonomik kishte raportuar më herët se një raport final i hartuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) propozon rritje prej 35 për qind të çmimit të sigurimit për automjete. Raporti të cilin e ka parë Buletini Ekonomik tashmë u është dorëzuar kompanive të sigurimeve dhe pritet vetëm marrja e vendimit nga organet e BQK-së.

Shpetim Mehmeti nga BQK dhe Shefik Gërbovci nga industria e sigurimeve janë dy aktuarët që së bashku e kanë arsyetuar bazën teknike për rritjen e çmimit të sigurimit TPL.

Raporti sugjeron rritjen prej 35 për qind të çmimit të sigurimit për vetura. Kjo i bie që varësisht prej fuqisë së motorrit me rritjen e re qytetarët do të paguajnë prej 27 deri 210 euro më shtrenjtë për sigurimin e automjeteve.

Përmes kësaj rritjeje, po synohet që dëmet e mbetura nga kompania e falimentuar “Insig”, t’i paguajnë qytetarët e Kosovës. Kjo është njëra nga pikat përmes të cilës kompanitë e sigurimeve e kanë arsyetuar rritjen e çmimit prej 35 për qind të sigurimit të automjeteve, bazuar në disa dokumente të siguruara nga Buletini Ekonomik.

Në raport përmenden në detaje detyrat e aktuarve karshi situatës se re të krijuar në tregun e sigurimeve, përfshirë këtu edhe kompaninë e falimentuar “Insig”.

Në kalkulimin e për rritjen e çmimit të këtij sigurimi janë marrë parasysh efektet që ka rritja e mbulesës sipas Ligjit Nr. 04/L-018 për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia, falimentimi i siguruesit n “Insig”, financimi i Fondit të Kompensimit pranë Byrosë Kosovare të Sigurimeve, dhe implemtimi i rregullores bonus-malus dhe inflacioni.

Ndryshe, kompanitë e sigurimeve kanë ndërmarrë iniciativën për t’i rritur çmimet e sigurimit të automjeteve, në emër të detyrimeve financiare që u janë shtuar si pasojë e bankrotimit të kompanisë “Insig”.

Mbështetur në Ligjin për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia, secili sigurues ka të drejtë të paraqesë kërkesë për aprovim ose ndryshim të tarifave të sigurimit TPL, për të cilat çdo përllogaritje e tyre duhet të jetë në harmoni të plotë me rregullat e përcaktuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Këto rregulla përfshijnë përcaktimin e strukturës së primit, shumën minimale apo maksimale apo kufi tjetër brenda të cilit primi duhet të jetë, si dhe bazën teknike e cila duhet të përdoret nga siguruesit me rastin e llogaritjes së primit të sigurimit. 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?