Rita Ora duket sensacionale në një tjetër reklamë të markës “Escada”, ka një befasi të dielën për fansat

Rita Ora duket sensacionale në një tjetër reklamë të markës “Escada”, ka një befasi të dielën për fansat

Këngëtarja me famë internacionale, Rita Ora, po vazhdon suksesshëm kampanjën e saj të bashkëpunimit me markën e njohur të rrobave, “Escada”. Përveç muzikës, Ora ka treguar gjithmonë interes edhe për fushën e biznesit, në të cilën investon thuajse paralelisht me muzikën. Së fundmi, Rita ka realizuar një tjetër reklamë për linjën e re të veshjeve […]

Përveç muzikës, Ora ka treguar gjithmonë interes edhe për fushën e biznesit, në të cilën investon thuajse paralelisht me muzikën.

Së fundmi, Rita ka realizuar një tjetër reklamë për linjën e re të veshjeve “Escada”, të cilën e ka ndarë me fansat në Instagram, ndërsa është shfaqur mjaft atraktive në të kuqe.

Ndërkohë, në përshkrimin e videos, ajo thotë se ka një befasi për fansat që do të vijë të dielën më 29 shtator, e që mesa duket ka të bëjë me lansimin e koleksionit të saj më të ri në partneritet me markën në fjalë.

“Nuk mund të besoj se dita është kaq afër!! Unë jam duke e mbajtur këtë një sekret me “Escada”, për atë që duket si përgjithmonë por është pothuajse koha për koleksionin tim #ESCADA x RITAORA. Mbani një sy mbyllur për historitë e mia nga Parisi të dielën! Së shpejti”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e videos, në Instagram.

Rita Ora përndryshe së fundmi e tregoi edhe njëherë solidaritetin e saj me shqiptarët, duke bërë thirrje që në kuadër të UNICEF, të ndihmojnë në dhurimin e fondeve për të ndihmuar fëmijët e prekur nga katastrofat natyrore.

Rita Ora e shqetësuar për tërmetet në Shqipëri, bën thirrje që t’i bashkoheni UNICEF-it për tu dalë në ndihmë fëmijëve të prekur nga katastrofat

Rita Ora e shqetësuar për tërmetet në Shqipëri, bën thirrje që t’i bashkoheni UNICEF-it për tu dalë në ndihmë fëmijëve të prekur nga katastrofat

Këngëtarja e lindur në Prishtinë është ambasadore e UNICEF, ndërsa po këtë vit ajo është bërë edhe imazhi i markave të njohura botërore, ndër to edhe “Escada”.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya