Ramush Haradinaj jep zotimet e tij para popullit (Video)

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj përmes një videoje është zotuar para qytetarëve se do të punojë për zhvillim të Kosovës. Haradinaj thotë se do ta ruaj tërësinë territoriale dhe se është i gatshëm të pranojë besimin dhe detyrat që ia jep populli. ‘’Zotohem para popullit tim që është punëtor dhe i ndershëm, që […]
Haradinaj thotë se do ta ruaj tërësinë territoriale dhe se është i gatshëm të pranojë besimin dhe detyrat që ia jep populli.
‘’Zotohem para popullit tim që është punëtor dhe i ndershëm, që është i drejtë dhe bujar, që do ta punojmë për zhvillimin e Kosovës në çdo drejtim. Zotohem se do ta ruaj tërësinë territoriale të Kosovës. Kush mendon se merr tokë nga Kosova e ka gabim. 17 Shkurti është i paprekshëm. Taksa 100 për qind e vendosi Kosovën në tavolinën e të barabartëve. Këto janë detyrat dhe obligimet e kryeministrit ndaj atyre që e duan shtetin. E ata që e duan shtetin e dijnë se nuk dorëzohemi para asnjë sfide. Unë Ramush Haradinaj jam i gatshëm ta pranoj besimin dhe detyrat që m’i jep populli’’, thotë Haradinaj.
Shikoni videon:












