Publicisti Raspudiq: Gretizmi, forma më e re e Kapitalizmit

Katastrofa klimatike është forma më e mirë për të bërë shumë para, ka thënë filozofi dhe publicisti serb, Nino Raspudiq në një kolumnë për “Veçernji List”. Mafia është gjithandej mbetjeve, eko-biznesi është më fitimprurës se biznesi, droga e armët – ka shtuar më tej ai. “Telashja me lëvizjen për shpëtimin e planetit nuk është që […]
Katastrofa klimatike është forma më e mirë për të bërë shumë para, ka thënë filozofi dhe publicisti serb, Nino Raspudiq në një kolumnë për “Veçernji List”.
Mafia është gjithandej mbetjeve, eko-biznesi është më fitimprurës se biznesi, droga e armët – ka shtuar më tej ai.
“Telashja me lëvizjen për shpëtimin e planetit nuk është që u bë një lloj tjetër feje, por që u bë një fe tepër agresive, e lidhur me interesa të dyshimta politike dhe ekonomike, dhe me pretenca gjithnjë e më të forta totalitare” – shkruan publicisti, përkthen Periskopi.
Sipas tij nuk ka konsensus absolut shkencor mbi një çështje kaq komplekse si ndryshimet klimatike, dhe nëse veprimet njerëzore po e shkaktojnë atë.
Raspudiq ka kritikuar qarqet shkencore se e kanë supremuar autoritetin e një vajze suedeze me autizëm, Greta Thunbergun, duke i konsideruar si të vegjël para saj shkencëtarët të cilët mendojnë ndryshe mbi këtë temë.
Ai mendon se klimaksi i budallallëkut është përdorimi i një fëmije të sëmurë si zëdhënëse të kësaj agjende politike.
Shkaku i fiksimeve të saj, Greta kishte detyruar prindërit që t’i nënshtroheshin një diete vegane, duke spiunuar dhe denoncuar nënën e saj që tinëz kishte ngrënë natën djath. “Mes gjërash tjera, ajo kishte detyruar nënën që të hiqte dorë nga karriera e saj si këngëtare opere për shkak se i duhej të fluturonte me aeroplanë, e të cilët, emetojnë Dioksid Karboni.
Do të ishte e trishtë po të mos ishte qesharake – përfundon publicisti serb./Periskopi












