Pse nuk duhet t’i lini kurrë bebet të qajnë

Pse nuk duhet t’i lini kurrë bebet të qajnë

Detyra e një foshnjeje është të qajë, thotë një proverb i lashtë. Për beben është mënyra kryesore për të komunikuar nevojat dhe dëshirat. Si mund të ndiheni ju, nëse kërkoni vëmendjen e dikujt dhe nuk ua jep? As fëmijën nuk duhet ta lini të qajë dhe ja pse: E qara është kordoni i dytë umbilikal për […]

Detyra e një foshnjeje është të qajë, thotë një proverb i lashtë. Për beben është mënyra kryesore për të komunikuar nevojat dhe dëshirat. Si mund të ndiheni ju, nëse kërkoni vëmendjen e dikujt dhe nuk ua jep? As fëmijën nuk duhet ta lini të qajë dhe ja pse:

E qara është kordoni i dytë umbilikal për fëmijën. Një fëmijë mund të qajë për shumë motive, por normalisht e bën kur ka nevojë për vëmendjen tuaj. Si ndihet një i rritur kur kërkon diçka dhe nuk e dëgjon askush? Në pjesën më të madhe të rasteve, është frustruese kur i ndodh një fëmije që ka pak mjete për të komuikuar.

Sipas disa prindërve, fëmijët duhen lënë të qajnë: nëse vrapon pas tyre sa herë llastohen, ju lë të kuptojnë se janë ata që komandojnë. Ka dhe nga ata që mendojnë se fëmijët nuk duhet të qajnë shumë pasi pësojnë dëme të pariparueshme.

Pra, gjendemi kështu përballë dy pozicioneve të kundërta. Sidoqoftë, ta injorosh të qarën për shumë kohë mund të jetë një traum për fëmijën; nëse shkon menjëherë tek ai ka efekte pozitive për zhvillimin e bebes.

Janë të shumta motivet që qëndrojnë pas të qarës së një fëmije. Siç e thamë më lart, është mënura e tij për të tërhequr vëmendjen tonë kur ka nevoja fizike ose emotive. Për shembull, kur është ndotur, kur ka shumë vapë, uri, gjumë, dhimbje barku, etj.

Pastojat negative nëse e lini fëmijën të qajë

Pasiguri

Nëse e lini të qajë për pak, fëmija në fund pushon. Kupton që askush nuk do të vijë për të. Më pas qan përsëri. Nëse e qara e tij nuk gjen përgjigje, fëmija ndihet i pasigurt dhe i braktisur.

Distancim

Nëse situata përsëritet shpesh, fëmija ndihet i braktisur nga vetvetja. Në fillim ndjen zemërim, inat, por në fund dorëzohet. Fillon të krijojë një sens distancimi. Ai nuk po merr dashuri, kështu që nuk po mëson të dojë.

Fëmijë problematik

Fëmija juaj nuk i beson askujt dhe nuk shqetësohet për askënd. Ndoshta do të bëhet një fëmijë problematik. Në raste ekstreme mund të zhvillojë një personalitet psikopatik, i paaftë për të ndjerë keqardhje nëse bën një veprim të keq.

Sindroma e fëmijës së tronditur

Një fëmijë që nuk pushon së qari mund të shkaktojë frikë tek të rriturit, aq sa i tundin fort të porsalindurit duke u shkaktuar sindromën e fëmijës së tronditur. Edhe pse ndodh për pak çaste, kjo shkundje mund të provokojë dëme neurologjike të pakthyeshme.

Disa këshilla:

1. Kontrolloni më parë emocionet tuaja, mund të përfundoni duke i shkarkuar tek fëmija.

2. Analizoni çfarë e ka shkaktuar të qarën.

3. Përpiquni ta qetësoni duke e zbavitur.

4. Mund t’i jepni diçka për të ngrënë ose thjesht ta merrni në krahë dhe t’i flisni ëmbël në vesh.

5. Përkëdhelini shpinën dhe barkun.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar