Pse ndodhin tërmetet në Shqipëri?

Pse ndodhin tërmetet në Shqipëri?

Sizmologu Ervin Kasaj, pas lëkundjeve të tokës një ditë më parë, analizon se në Shqipëri gjithsesi nuk është përjetuar një tërmet i madh, pasi i fundit i këtyre përmasave ka ndodhur më 15 prill 1979 në Shkodër. Kasaj thotë në një analizë se në shkallë botërore, Shqipëria zë vendin e 43-të për rrezikshmërinë nga tërmetet. […]

Kasaj thotë në një analizë se në shkallë botërore, Shqipëria zë vendin e 43-të për rrezikshmërinë nga tërmetet.

Në hartën globale të rrezikut, Shqipëria ndodhet në zonën e kuqe, duke e klasifikuar në mesin e vendeve me risk më të lartë nga tërmetet. Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, rezulton që qysh prej shekullit 2 para Krishtit deri në ditët tona, Shqipëria është goditur prej 55 tërmetesh të fortë me intensitet deri në 8 ballë.

Sipas sizmologut Kasaj, ekspertët kanë përgatitur hartat sizmike, duke evidentuar zonat më të rrezikshme të tërmeteve, e për t’u treguar ekspertëve të ndërtimit, se duhen marrë masa konstruktive për bërjen ballë të këtyre fenomeneve natyrore.

Shqipëria bën pjesë në brezin alpino-mesdhetar. Zonat më të rrezikuara janë, pikësëpari, ajo e bregdetit, zona e dytë që paraqet rrezikshmëri është Leskovik-Korçë-Pogradec dhe Lushnje-Elbasan-Peshkopi.

Sipas vlerësimeve, me probabilitet 75%, Shqipëria preket çdo vit nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 4.7 ballë, një herë në 50 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të madhe 6.1 ballë dhe një herë në 100 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 6.4 ballë.

Ndër zonat më të ekspozuara nga tërmetet është bregdeti Lezhë-Ulqin. “Shumë njerëz në Shqipëri nuk e kanë përjetuar një tërmet të madh, pasi i fundit i këtyre përmasave ka ndodhur më 15 prill 1979 në Shkodër, shprehet sizmologu Kasaj./Tch/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?