Pse ju del gjumi në të njëjtën orë çdo natë

Pse ju del gjumi në të njëjtën orë çdo natë

Ju ndodh të zgjoheni papritur në mes të natës apo shumë më herët nga ç’duhet të zgjoheni? Ju ndodh rregullisht? Ka disa arsye pse kjo ndodh. Rutina juaj e të fjeturit Gjumi varet kryesisht nga ritmi cirkadian dhe mekanizmi që rregullon ciklet e zgjimit/fjetjes. Përgjatë natës, gjumi kalon në dy cikle, në REM (gjumë i […]

Ju ndodh të zgjoheni papritur në mes të natës apo shumë më herët nga ç’duhet të zgjoheni? Ju ndodh rregullisht? Ka disa arsye pse kjo ndodh.

Rutina juaj e të fjeturit

Gjumi varet kryesisht nga ritmi cirkadian dhe mekanizmi që rregullon ciklet e zgjimit/fjetjes. Përgjatë natës, gjumi kalon në dy cikle, në REM (gjumë i lehtë) dhe non-REM (gjumë i thellë). Nëse zgjoheni çdo natë në të njëjtën orë, me shumë mundësi flini në të njëjtën orë dhe kur arrini në fazën e gjumit të lehtë, zgjoheni.

Ankth ose depresion

Ankthi mund të shkaktojë probleme me gjumin, por edhe mund të shkaktojë zgjime të padëshiruara në mes të natës dhe vështirësi në të fjeturit pas zgjimit.

Stomaku

Refluksi gastroesofageal ose uria mund të shkaktojnë zgjime në mes të natës.

Hormonet dhe nivelet e sheqerit në gjak

Zgjimi në mes të natës mund të nënkuptojë se nivelet e hormoneve apo sheqerit në gjak po ndryshojnë. Nëse vuani nga diabeti, kontaktoni mjekun për t’u siguruar se niveli i sheqerit në gjak mbahet nën kontroll gjatë natës.

Shkaqe të tjera mjekësore

Zgjimet e shpeshta nga gjumi mund të jenë mënyra e trupit për të sinjalizuar se diçka nuk shkon. Konsultohuni me mjekun nëse ju ndodh rregullisht. Apnea gjatë gjumit, menopauza dhe çrregullimet në tiroide gjithashtu mund të shkaktojnë zgjime gjatë natës.

A është normale

Shumica prej nesh zgjohet një herë gjatë natës dhe fle sërish pa shumë mundim. Nëse zgjoheni për periudha të gjata kohore të paktën tre netë në javë, vijon për të paktën tre muaj dhe ju pengon në jetën e përditshme, atëherë vuani nga pagjumësia ose insomnia.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar