Pse disa grave nuk u bie nuri i shtatzënisë; Ja arsyet përse u prishet lëkura dhe mënyrat e trajtimit

Pse disa grave nuk u bie nuri i shtatzënisë; Ja arsyet përse u prishet lëkura dhe mënyrat e trajtimit

Lëkura e skuqur e shoqëruar me kruajtje, sigurisht që nuk është ana më e mirë e shtatzënisë dhe ju nuk e kishit menduar më parë këtë. Aknet e shkaktuara nga vapa, janë më se të zakonshme dhe shkaktohen nga djersitja e tepërt, që vjen nga shtimi i hormoneve. Mirëpo gjatë shtatzënisë mund të shfaqen edhe […]

Lëkura e skuqur e shoqëruar me kruajtje, sigurisht që nuk është ana më e mirë e shtatzënisë dhe ju nuk e kishit menduar më parë këtë. Aknet e shkaktuara nga vapa, janë më se të zakonshme dhe shkaktohen nga djersitja e tepërt, që vjen nga shtimi i hormoneve. Mirëpo gjatë shtatzënisë mund të shfaqen edhe lloje të tjera aknesh.

*Intertrigo. Këto mund të shkaktohen nga inflamacioni për shkak të fërkimit të lëkurës; mund të jetë një infeksion bakterial ose kërpudhor. Zakonisht haset në sipërfaqe të djersitura të lëkurës: poshtë gjinjve, në zonën e ijëve, në zonat e ngrohta dhe të lagështa ku mund të dalin kërpudhat.

Intertrigo duhet të mjekohet sa më shpejt të jetë e mundur, sepse sa më gjatë të vazhdojë, aq më i vështirë është trajtimi i tyre.

*Papula dhe pllaka prurite urtikariale të shtatzënisë (PPPUSH). Tek afro 1 në 150 gra shtatzëna, shfaqen akne të rënda, të cilat kanë një emër vërtet të vështirë për t’u mbajtur mend, papula dhe pllaka prurite urtikariale të shtatzënisë. Kjo gjendje karakterizohet nga njolla të kuqe të ngritura mbi lëkurë, të cilat shoqërohen me kruajtje dhe quhen papula, ndërsa zonat më të mëdha e më të ënjtura, quhen pllaka. Ato zakonisht shfaqen në bark dhe shpeshherë përhapen edhe te krahët, këmbët dhe të ndenjurat. Disa gra kanë kruajtje të jashtëzakonshme. Ndonëse papulat dhe pllakat prurite urtikariale të shtatzënisë mund të shkaktojnë shqetësime dhe siklete te nëna e ardhshme, ato nuk paraqesin asnjë rrezik për foshnjën. Zakonisht, duhet të zhduken pas lindjes. Edhe pse shkaqet e shfaqjes së papulave dhe pllakave prurite urtikariale nuk dihen ende, duket se ato shkaktohen nga ndonjë faktor gjenetik, pasi kjo sëmundje është e trashëgueshme. Ato shfaqen zakonisht në shtatzëninë e parë dhe shumë rrallë mund të shfaqen edhe në të tjerat më pas. Parandalimi dhe kujdesi: po të tregoni kujdesin e duhur, aknet e zakonshme përmirësohen. Kruajtjet lehtësohen nëse bëni një banjë me miell tërshëre ose me sodë buke. Aknet e vapës mund të qetësohen nëse përdorni miell misri pas dushit.

Për parandalimin e intertrigo-ve, përdorni veshje të gjera prej pambuku dhe lajini dhe thajini ato pjesë të lëkurës që preken shpesh me një pastrues të lehtë, si: sapun pa aromë, locion me antiseptikun kalaminë dhe pudër me sodë buke ose zink.

Kujdesi mjekësor: nëse masat që keni marrë vetë, nuk po rezultojnë të suksesshme ose nëse aknet nuk ju kanë ikur, por janë përkeqësuar apo po shoqërohen me simptoma të tjera, informoni menjëherë mjekun. Në disa raste mund të jetë i nevojshëm trajtimi me kremra mjekësore ose mjekime që merren nga goja. Informacioni është shkëputur nga libri : Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme sjellë në shqip nga Botimet Living

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar