Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj 10 personave për krim të organizuar

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj 10 personave për krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës –Departamenti Special, kundër dhjetë personave. Xh.S., B.S., A.N., G.K., J.B., F.B., F.B., H.B., D.S., dhe Q.I.   dyshohen se gjatë periudhës kohore 03.10.2018 e deri më 09.02.2019, duke vepruar si grup i organizuar kriminal, i udhëhequr nga i pandehuri Xh. S., të […]

Xh.S., B.S., A.N., G.K., J.B., F.B., F.B., H.B., D.S., dhe Q.I.   dyshohen se gjatë periudhës kohore 03.10.2018 e deri më 09.02.2019, duke vepruar si grup i organizuar kriminal, i udhëhequr nga i pandehuri Xh. S., të pandehurit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Krim i organizuar nga neni 283 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 281 paragrafi 1, nënparagrafi 1.9 të nenit 273 paragrafi 2 i KPK-së, si dhe veprën penale “Krim i organizuar nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me nenin 281 nënparagrafi 1.9 lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 dhe 1 të KPK-së, pasi që kanë transportuar qindra kilogram marihuanë.

Ndërkaq, të pandehurit B.S., me qëllim që ti shmanget pagesës së tatimeve apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, me paraqitjen e të dhënave të pavërtetuara duke zhvilluar aktivitetin e tij biznesore në cilësi të personit të autorizuar të biznesit, gjatë periudhës kohore 2014-2018, duke mos i përmbushur në tërësi detyrimet ligjore për dokumentin e shitjeve siç kërkohet me legjislacionin tatimore nga rrjedh se ka bërë shmangie nga tatimi duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, në shumën prej 5.945.30 euro. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi” nga neni 307 paragrafi 1 të KPK-së.

Po ashtu, edhe i pandehuri Q.I., me qëllim që ti shmangen pagesës së tatimeve apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, me paraqitjen e të dhënave të pavërtetuara duke zhvilluar aktivitetin e tij biznesor në cilësi të pronarit të firmës, gjatë periudhës kohore 2014-2018, duke mos i përmbushur në tërësi detyrimet ligjore, ashtu që gjatë aktiviteteve të tij është vërtetuar se të hyrat e deklaruara i ka pasur më të vogla se transaksionet bankare të realizuara nga rrjedh se ka bërë shmangie nga tatimi duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, në shumë prej 4.783.01 euro. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi” nga neni 307 paragrafi 1 të KPK-së.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?