Presidenti Trump e ngucë aktivisten 16 vjeçare Greta Thunberg

Donald Trump duket se e ka ngucur edhe aktivisten tinejxhere kundër ndryshimeve klimatike, Greta Thunbergun, duke postuar një video ku ajo shihet duke dhënë një fjalim emocional. Trumpi në një koment sarkastik thotë që “ajo duket shumë e lumtur” duke shikuar përpara drejt një të ardhmeje të ndritur. “Ajo duket një vajzë e re dhe […]
Donald Trump duket se e ka ngucur edhe aktivisten tinejxhere kundër ndryshimeve klimatike, Greta Thunbergun, duke postuar një video ku ajo shihet duke dhënë një fjalim emocional.
Trumpi në një koment sarkastik thotë që “ajo duket shumë e lumtur” duke shikuar përpara drejt një të ardhmeje të ndritur.
“Ajo duket një vajzë e re dhe shumë e lumtur që po sheh përpara një të ardhme të ndritur e të mrekullueshme. Sa mirë me e pa!” – shkroi Trump në Twitter.
Në videon në fjalë në fakt aktivistja 16 vjeçare Thunberg duket e mërzitur duke e dhënë një fjalim ndaj liderëve botërorë në samitin e Kombeve të Bashkuara [OKB], në të cilin tha se këta liderë kishin tradhtuar të rinjtë duke harruar krizën klimatike, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
She seems like a very happy young girl looking forward to a bright and wonderful future. So nice to see! https://t.co/1tQG6QcVKO
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 24, 2019
“Më keni vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe,” tha ajo ndër tjerash.
Kur Trump kaloi para Thunbergut, ajo ia nguli sytë me bezdi, në një video që u bë virale./Periskopi












