Pranon fajin për uzurpim prone, dënohet me gjobë dhe urdhërohet lirimi i banesës në Mitrovicë

Gjykata Themelore në Mitrovicë, të premten, e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 350 euro gjobë të akuzuarin për uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme, Dragomir Elezoviq. Po ashtu, gjykata e ka urdhëruar të pandehurin që brenda 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit të lirojë banesën e uzurpuar në Mitrovicë, raporton “Betimi […]

Po ashtu, gjykata e ka urdhëruar të pandehurin që brenda 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit të lirojë banesën e uzurpuar në Mitrovicë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Krahas kësaj, Elezoviq është ngarkuar edhe me paushallin gjyqësor në shumën prej 20 euro, si dhe me obligimin që për fondin e kompensimit të viktimave të paguajë 30 euro.

Këtë aktgjykim, gjykatësi Rrahaman Beqiri, e ka shpallur pasi paraprakisht i akuzuari e ka pranuar fajësinë të premten në seancën e shqyrtimit fillestar.

Gjykatësi Beqiri, e ka njoftuar palën e dëmtuar me të drejtën e saj në kërkesën pasurore juridike dhe e ka udhëzuar në kontest civil.

Të pandehurin, gjykatësi e ka njoftuar me të drejtën e tij në ankesë sa i përket lartësisë së dënimit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me 17 prill 2019, kishte ngritur aktakuzë ndaj Dragomir Elezoviq.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Elezoviq, prej datës dhe muajit të pacaktuar të vitit 2017, e tutje, në Mitrovicë, kishte uzurpuar banesën pronë e Avdi Surdulli, në sipërfaqe prej 61.83 m2, të cilën i pandehuri e kishte shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, nga neni 332 par 1 të KPRK-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?