Plani i Kadri Veselit: Zyrtarët shtetëror duhet ta paguajnë nga xhepi dëmin që ia bëjnë buxhetit

Plani i Kadri Veselit: Zyrtarët shtetëror duhet ta paguajnë nga xhepi dëmin që ia bëjnë buxhetit

Deri më tani shumë zyrtarë shtetëror me vendimet e tyre të njëanshme dhe antiligjore i kanë sjellë shtetit të Kosovës humbje të mëdha buxhetore. Edhe përkundër kësaj, ata janë kursyer nga institucionet e drejtësisë, në mungesë të ligjeve që rregullojnë çështjen e përgjegjësisë personale për veprimet kundër institucioneve shtetërore. Madje ata nuk kanë paguar asnjë […]

Deri më tani shumë zyrtarë shtetëror me vendimet e tyre të njëanshme dhe antiligjore i kanë sjellë shtetit të Kosovës humbje të mëdha buxhetore. Edhe përkundër kësaj, ata janë kursyer nga institucionet e drejtësisë, në mungesë të ligjeve që rregullojnë çështjen e përgjegjësisë personale për veprimet kundër institucioneve shtetërore. Madje ata nuk kanë paguar asnjë cent për dëmin që ia kanë bërë shtetit me vendimet e tyre. Por, kjo pritet ndryshojë me një ligj të veçantë, të cilin e ka propozuar lideri i PDK-së,

Kadri Veseli në kuadër të planit të tij shtatë pikësh për të luftuar korrupsionin. Plani parasheh që tash e tutje zyrtarët, të cilët me dashje apo pa dashje e dëmtojnë buxhetin e Kosovës, një pjesë të këtij dëmi ta paguajnë ata vet. Në vitet e kaluara, institucione të ndryshme të Kosovës kishin humbur betejat në Gjykatën Arbitrazhit, për të cilat shteti kishte paguar dëmshpërblim. Por, zyrtarët që kishin shkaktuar vonesat nuk kanë paguar asnjë cent. Shembulli më i freskët është ai i “Bektel and Enka”, e cila pas mungesës së krijuar në transferimin e parave, kishte fituar në arbitrazh mbi 53 milion euro.

Për këtë humbje të madhe të buxhetit të Kosovës askush nga zyrtarët apo ministri nuk është dënuar, as nuk është kërkuar që të paguajnë një pjesë të dëmit. Pikërisht në raste të tilla, ligji, bazuar në propozimin e Veselit do të parasheh dënime për ministrat, apo zyrtarët shtetërorë që duhet të paguajnë, nëse rast se vërtetohet se me apo pa dijen e tyre kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës. Koncepti është bazuar në përvojat e shteteve perëndimorë siç është Gjermania. Ky propozim është pjesë e planit shtatë pikësh të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?