Plagosja në Pejë, gjykata merr vendim për dy të dyshuarit

Plagosja në Pejë, gjykata merr vendim për dy të dyshuarit

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur për dy të dyshuarit lidhur me plagosjen në Pejë Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se është caktuar masa e paraburgimit ndaj të pandehurve, L.K, dhe A.U, shkruan lajmi.net. I pandehuri L.K: Me datë 10.09.2019, rreth orës 12:50, në Pejë, me dashje ka ndihmuar të afërmin […]

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur për dy të dyshuarit lidhur me plagosjen në Pejë

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se është caktuar masa e paraburgimit ndaj të pandehurve, L.K, dhe A.U, shkruan lajmi.net.

I pandehuri L.K:

Me datë 10.09.2019, rreth orës 12:50, në Pejë, me dashje ka ndihmuar të afërmin e tij, përkatësisht të pandehurin V.K në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë e në dëm të viktimës A.U, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri L.K e ka drejtuar automjetin e tij me ç’rast bashkë me të pandehurin V.K kanë shkuar afër marketit “Minimax” dhe me të takuar të dëmtuarin A.U i cili ishte duke e drejtuar veturën e tij, i pandehuri L.K e ndal veturën në mes të rrugës gjersa nga vetura del i pandehuri V.K dhe nga krahu i djathtë i veturës së të dëmtuarit ka shtënë tri herë në drejtim të të dëmtuarit për ta privuar nga jeta mirëpo që nuk ka arritur ta godas e pastaj i pandehuri V.K hip në veturën e të pandehurit L.K i cili me shpejtësi largohet nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime i pandehuri L.K dyshohet se ka kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë.

I pandehuri A.U:

Me datë 10.09.2019, pa autorizim ka mbajtur në pronësi dhe kontroll një armë zjarri në atë mënyrë që më parë pa leje të organeve kompetente ka mbajtur pistoletën, një karikator dhe pesë fishekë të të njëjtës armë, ku ditën kritike pasi ka ndodhur rasti i përshkruar më lartë i pandehuri e ka dorëzuar armën në polici.

 

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

 

Të pandehurit L.K i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

 

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

 

Për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.U dhe V.K, gjykata ka lëshuar komunikatën për media me datë 12.09.2019.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?